Kisha & Besimi

Shiko në brendi për lavdi të përsosur

Publikuar nga Korab Zhuja

Të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie

Kolosianëve 1:27

Eksodi 24:16 na tregon se si lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë. Ajo na tregon diçka: lavdia e pranisë së Perëndisë, mori formë të dukshme të një reje mbi malin Sinai. Ky manifestim fizik i lavdisë së tij ishte më e lehtë për kongregacionin hebre në shkretëtirë të lidheshin me të, sepse ata ishin burra dhe gra të shqisave.

Sot, megjithatë ka ende disa në Kishë që duan të lidhen me lavdinë e Perëndisë nga një perspektivë fizike. Për shembull, kur ju flisni për lavdinë e Perëndisë të qenurit e pranishme në një takim Kishe, ata presin të shohin një re apo ndonjë manifestim fizik siç ishte në Dhiatën e Vjetër; por qëllimi i Perëndisë është përtej të pasurit lavdinë e tij në ndërtesë apo ambientin tonë.

Nuk ka dyshim se disa do të kenë besimin e tyre të përforcuar në qoftë se do të shofin diçka fizike si një re gjersa mbush dhomën e tyre, por kjo është për shkak se ata janë foshnje në gjërat e Perëndisë. Janë ende për tu ngritur për në nivele më të larta të të kuptuarit dhe të shfaqjes së lavdisë së Perëndisë. Zoti Jezus e bëri të qartë se Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme; dhe as nuk do të mund të thuhet: “Ja, këtu”, ose: “Ja, atje”; Pra, ajo nuk është diçka që të kërkohet në mjedis. Ai tha, ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush; kjo do të thotë se është në zemrën tuaj (Luka 17:20-21). Lavdia e përsosur e Perëndisë është në frymën tuaj! Krishti në ju, është lavdia e përsosur e Perëndisë. Aleluja! Efesianëve 3:20 e përshkruan atë sipas “fuqia që vepron në ne.”

Fuqia në veprim është në ju, dhe Ai është Fryma e Shenjtë; Ai është lavdia e Perëndisë, dhe Ai banon në ju. Vini re se ai nuk thotë se “fuqia që do të jetë e pranishme në mjedisin tuaj,” jo! Vajosja vepron nga brendia juaj; pra, shikoni nga brenda, për lavdinë që është në ju.

Lutje

I dashur At qiellor, të falënderoj për fuqinë tënde që është në veprim në mua. Më ke bërë shkëlqimin dhe shfaqjen e lavdisë tënde të përsosur, çdo ditë duke i treguar virtytet dhe përsosurit tua. Lavdia jote mbush jetën time, dhe unë jam përjetësisht mirënjohës që më ke bërë reflektim dhe shkëlqim të lavdisë tënde, në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim vijues:

  • Luka 17:21; 2 Korintasve 3:18; Efesianve 3:20
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Gjoni 18:1-27 & 1 Kronikave
    11-13
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 1 Korintasve 15:20-28 & Fjalët e urta 30

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento