Kisha & Besimi

Jetë e lavdishme

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet.

2 Pjetrit 1:3

Krishterimi nuk është një jetë pa sfida dhe kundërshtime; megjithatë, ajo është një jetë e lavdishme në të vërtetë, sepse pavarësisht nga provat, vështirësitë dhe përndjekjet, ju jeni gjithmonë fitimtar. 2 Korintasve 2:14 thotë, “Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet. Bibla thotë se ne jemi më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi (Romakeve 8:37).

Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet (Jakobi 1:2). Perëndia ka thënë se kur do të ecësh nëpër zjarr nuk do të digjesh, ose ku do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin (Isaia 43:2). Ju nuk jeni një person i zakonshëm. Jeni fitimtar çdo ditë, dhe në çdo situat dhe kjo ju bën një “mrekulli” për botën. Davidi tha: “Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë” (Psalmet 71:7).

Disa të krishterë mendojnë se të jetuarit fitimtar çdo ditë është një lloj utopie ose një fenomen i pa arritshëm. Kështu që ata të thonë, “Epo, le të jetojmë në një botë reale!”. Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet (2 Pjetrit 1:3). Pohimi jeta ime është për lavdinë e Perëndisë; Bukuria e tij, mençuria, hiri dhe drejtësia janë të shprehura në mua dhe përmes meje! Unë jam mrekulli në botën time. Jam më shumë se fitimtar, një fitimtar dhe një sukses përgjithmonë! Më i madh është ai që është në mua se sa ai që është në botë. Jam duke jetuar jetën e mrekullueshme në Krishtin. Lavdi Perëndisë! Isaia 54:17; Romaket 8:35-37 janë shumë më reale se sa jeta e ëndërrave fantastike në Bibël; por ata e kanë gabim. Krishterimi është thirrje për një jetë fitimtare; një ecje e vazhdueshme fitoresh, sundimi, drejtësie, suksesi, progresi, paqeje, gëzimi, shëndeti dhe begatie. Kjo është trashëgimia e çdo biri të Perëndisë.

Ju keni autoritet në Krishtin Jezus për të mbretëruar dhe sunduar mbi djallin dhe rrethanat e jetës. Jezusi tha: “Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t’ju dëmtojë” (Luka 10:19). Ai ju lejon të dini se ju “jeni të pathyeshëm. Asgjë dhe askush nuk mund t’ju dëmtojë apo shkatërrojë, sepse Krishti jeton në ju! Haleluja.

Pohim

Jeta ime është për lavdinë e Perëndisë; Bukuria e tij, mençuria, hiri dhe drejtësia janë të shprehura në mua dhe përmes meje! Unë jam mrekulli në botën time. Jam më shumë se fitimtar, një fitimtar dhe një sukses përgjithmonë! Më i madh është ai që është në mua se ai që është në botë. Jam duke jetuar jetën e mrekullueshme në Krishtin. Lavdi Perëndisë!

Studim vijues:

  • 2 Korintasve 5:18; 2 Korintasve 3:6; Marku 28:19-20
  • Plani një vjeqarë i leximit të biblës: Gjoni 18:28-19:1-16 & 1 Kronikave 14-16
  • Plani dy vjeqarë i leximit të biblës: 1 Korintasve 15:29-39 & Fjalët e urta 31

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento