Kisha & Besimi

Pjetri refuzoi të fshihej

Publikuar nga Korab Zhuja

Pjetri refuzoi të fshihej. Pjetri nuk kishte frikë të shkonte përtej së dukshmes. Shikojeni atë ditën tjetër pas Pentakostit. Gjatë rrugës për në tempull, meqënëse ishte ora e lutjes, ai pa një njeri rreth të dyzetave, i cili kishte qenë i ulur në portën e tempullit, duke kërkuar lëmoshë nga ata që vinin në tempull. Pjetri dhe Gjoni kaluan andej. Peshkatari i tha atij: “Unë nuk kam argjend dhe ar, por unë kam diçka.Unë e mora atë dje në Dhomën e Sipërme. Këtë që kam, unë po ta jap ty”. Një njeri që ishte sakat për dyzet vjet, po kërcen dhe po thërret duke lavdëruar Perëndinë, për shkak se një njeri nuk pati frikë të vepronte.

Nëse kisha do që të shërojë të sëmurin, të ringjallë të vdekurin, ajo duhet të lëvizë përtej doktrinës së thjeshtë të shërimit. Nuk është e mjaftueshme të thuash: “Në emër të Jezusit”. Kisha duhet ta ngrejë sakatin në këmbë. Perëndia nuk vepron kurrë derisa një njeri ta dijë që arsyeja e vetme që ai ndodhet atje është Perëndia. Kur Pjetri hyri në dhomën e Tabithas, çdonjëri ishte duke qarë dhe duke u lutur dhe duke i thënë atij se çfarë grua e mirë ishte ajo. Pjetri nuk tha: “Në emrin e Jezusit”. Ai tha: “Unë të them çohu!”, sepse ai qëndronte aty në vend të Jezusit. Ai foli për Jezusin dhe ai foli me guxim. Shikojeni atë tek altari, ku Anania dhe Safira erdhën me gënjeshtrën e tyre. Ai foli në atë situatë dhe hipokritët ranë të vdekur, sepse një njeri mundi të fliste. ~ B.H. Clendennen

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento