Kisha & Besimi

Misioni juaj në jetë

Publikuar nga Korab Zhuja

Pastaj u tha atyre: Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar

Marku 16:15-16

Si të krishterë, ne jemi në një mision në botë, dhe qartësia e misionit tonë është po aq e rëndësishme. Ka shumë që jetojnë pa qëllim, fokus dhe drejtim; por kur ju i jepni zemrën tuaj Krishtit, Ai ju jep një mision të qartë; një qëllim të caktuar për të jetuar. Në vargun tonë hyrës, Zoti Jezus ishte i qartë në lidhje me misionin tonë; kjo është për ne, për të shkuar në të gjithë botën dhe ti predikojmë ungjillin çdo krijese. Prandaj llogarisni jetën tuaj për Ungjillin.

Pavarësisht se kush jeni, ku jeni, çfarë bëni, dhe ku e veproni atë që bëni, përcaktimi juaj kryesor dhe qëllimi për të jetuar është ti shërbeni Fjalën e Perëndisë atyre që janë në botën tuaj. Misioni juaj është të arrini dhe fitoni të humburit për Jezusin. Krishterimi ka të bëjë me fitimin e shpirtërave. Prandaj, vazhdoni të flisni me të tjerët në lidhje me Jezusin, dhe le të jet stili i jetës suaj frymëzim i mjaftueshëm sa të bëjë që mëkatarët rreth jush të dëshirojnë të dinë për Jezusin.

Le të rezultojë gjithçka në jetën tuaj në kthimin e burrave dhe grave në drejtësi. Jini të fokusuar, me qëllim dhe të vendosur në lidhje me misionin tuaj, i cili është fitimi i shpirtëave. Jezusi tha tek Gjoni 4:34, “… ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij”. Pastaj, tek Gjoni 20:21, Ai tha: “Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” Jeni të dërguar për të arritur të gjithë njerëzit me Ungjillin e jetës; le të jet e gjithë jeta juaj në ndjekje të këtij qëllimi! Të keni pasion për zgjerimin e Mbretërisë së Perëndisë, dhe për përhapjen e mesazhit të shpëtimit të Krishtit deri në skajet e tokës.

Pohim

Unë jam një njeri në një mision, i ngarkuar me përgjegjësinë hyjnore për të arritur ata që janë në botën time me Ungjillin e dritës. Zelli im, pasioni dhe përkushtimi për zgjerimin e Mbretërisë së Perëndisë është rizgjuar në mua sot. Drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit shkëlqen ndritshëm në zemrat e njerëzve sot, duke e larguar errësirën, dhimbjen, dhe mjerimin, dhe duke u sjellë atyre drejtësinë, dritën dhe lavdinë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim vijues:

  • 2 Korintasve 5:18; 2 Korintasve 3:6; Marku 28:19-20
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Gjoni 18:28-19:1-16 & 1 Kronikave 14-16
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 1 Korintasve 15:29-39 & Fjalët e urta 31

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento