Kisha & Besimi

Ju jeni simbol i begatisë

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit

Galatasve 3:29

Psalmi 1:3 thotë në lidhje me atë që gjen kënaqesi në Fjalën dhe mediton mbi të ditë e natë: “Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bëni do të ketë mbarësi.”

Në botën e sotme, shumë janë të hutuar duke mos ditur se në cilën rrugë të shkojnë. Për shembull, njerëzit ndërrojnë vendet e punes dhe bizneset, duke kërkuar për atë që është më “fitimprurëse.” Si të krishterë, ju duhet të udhëhiqeni nga Fryma, sepse ju jeni fara e Abrahamit. Çdo gjë që prekni është e bekuar. Çdo gjë që bëni përparon. Vendimet ose zgjidhjet tuaja nuk duhet në radhë të parë të jenë të motivuara nga faktorë financiar, por me urtësinë dhe drejtimin e Frymës Shenjtë. Suksesi apo begatia juaj është ajo se kush ju jeni, dhe jo nga ajo se çfarë biznesi ose pune bëni. Ju bartni bekimin. Kur ju shkelni në një vend, gjërat fillojnë se vepruari!

Mos thoni: “Dua të udhëtojë në këtë vend apo në atë vend për arsyen sepse është një vend i mirë,” jo; ju jeni vendi i mirë. Ju jeni një vend kënaqësish! Ju jeni simboli i bekimeve të Perëndisë kudo që jeni, sepse jeni bartës të pranisë së Tij dhe hirit të Tij. Kur ju shfaqëni, bekimet shfaqen, ashtu si Jozefi, në shtëpinë e Potifarit. Bibla thotë se Potifari e pa që Zoti ishte me të dhe gjithçka qe ai bënte i dilte mbarë. Prandaj e bëri Jozefin kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe të gjithçkaje që zotëronte, dhe Perëndia e kishte bekuar për shkak të Jozefit (Zanafilla 39:1-5).

Kjo është trashëgimia juaj si fara e Abrahamit, jo vetëm për të qenë të bekuar, por edhe për të qenë bekim. Për ata që janë rreth jush- miqtë, kolegët, fqinjët, etj, duhet të vënë re se për shkakun tuaj, ka pasur favor për ata; se ka zgjerim në biznesin e tyre, dhe përparim në gjithë qytetin.

Lutje

I dashur Zot, të falënderoj për urtësinë tënde që më udhëzon, dhe bënë që unë të ec në vullnetin tënd të përsosur përherë, duke pasur mbarësi në çdo gjë që bëj. Faleminderit për ndikimin e Fjalës tënde në jetën time, dhe të kuptuarit e realiteteve të Mbretërisë sate, të bëra të mundshme me anë të Frymës tënde i cili jeton në mua, në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim vijues:

  • Ligji i Përtëri 1:10-11; Galatasve 3:29
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Gjoni 19:17-42 & 1 Kronikave 17-19
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 1 Korintasve 15:40-49 & Predikuesi 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento