Kisha & Besimi

Një me të

Publikuar nga Korab Zhuja

Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të.

1 Korintasve 6:17

Në krishterim, atë që Perëndia ka bërë është që të na bëjë një me Të. Kjo është gjëja më e madhe në lidhje me shpëtimin tonë në Krishtin Jezusnjëshmëria jonë me Zotin. Ne nuk jemi ndjekës të thjeshtë si dishepuj të Jezu Krishtit, ne jemi në bashkësi me Të; ky është një bashkim i gjallë.

Kur lindet përsëri, jo vetëm që fryma juaj është rikrijuar, ju u pagëzuat në Krishtin; jeni bashkuar vërtetë me Të në një bashkim të pandarshëm. Ne jemi gjymtyrët e trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij (Efesianëve 5:30). Jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; pjestarë të natyrës hyjnore (2 Pjetrit 1:4). Karakteri dhe personaliteti i tij janë zbuluar në frymën tonë. Prandaj, ne mund të njohim Atë dhe të lidhemi me Të nga fryma jonë.

Perëndia mund të jetë një mister për një jo besimtar, por jo për ju. Rrugët e Tij tashmë janë rrugët tuaja dhe mendimet e tij janë bërë mendimet tuaja. Me anë të Fjalës së Tij, dhe drejtimit të Frymës Shenjtë, vullneti i Tij i zbulohet frymës tuaj. Disa njerëz nuk janë të sigurt për të vullnetin e Perëndisë; ata imagjinojnë atë si kompleksiv, të largët, misterioz; për këtë arsye nuk janë në gjendje të ecin me Të.

Qëllimi i Perëndisë është ajo që Ai tashmë e ka përmbushur në Krishtin: Ai ju solli në një unitet me veten e tij, kështu që ju mund të jeni në një linjë me mendimet dhe veprimet e Tij; kështu Ai mund të jetësoj vullnetin e Tij të përsosur dhe qëllimet e Tij në ju dhe nëpërmjet jush. Kjo është të jetuarit me plotësinë e diturisë së Tij. Kjo çfarë është (Phronesis: në Greqisht). Gjithmonë do bëni atë që nevojitet të bëni, do thoni atë çfarë duhet për të thënë, në kohën e duhur, në mënyrën e duhur, në vendin e duhur, për qëllimin e duhur. Aleluja!

Jini të vetëdijshëm për njëshmërinë tuaj me Zotin. Kultivoni një intimitet me Frymën e Shenjtë me anë të miqësisë. Studjoni dhe meditoni Fjalën. Në këtë mënyrë, gjithmonë do të akordoheni me vullnetin, qëllimin dhe kohën e Perëndisë, duke ecur me Të në sferën e lavdisë.

Lutje

I Dashur At, gëzimi im nuk njeh kufij, duke ditur se jam sjellë në një bashkësi të pandarshme me ty, për të shijuar lumturinë, pasuritë e miqësisë se përbashkët me Frymën! Jeta ime është shprehje e vullnetit tënd të përsosur, gjersa Ti shfaq veten tënde në mua dhe nëpërmjet meje sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Efesianve 5:30; Gjoni 17:21
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 7:1-53 & 2 Kronikave 29-30
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 5:1-10 & Isaia 3

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento