Familja & Shëndeti

Shfaqni dashurinë e Krishtit

Publikuar nga Korab Zhuja

Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje. Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete. Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.

1 Gjonit 3:14-16

Kjo është thirrja jonë për të ndikuar botën tonë me hirin dhe bukurinë e Krishtit. Ju jeni për ta shfaqur lavdinë e tij kudo, dhe për të shprehur dashurinë e Tij ndaj botës tuaj. Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4: 8 dhe 16), dhe të shprehurit e dashurisë se Tij është një nga shërbesatë e një të krishteri; ajo ju dallon si një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit: “Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin” (Gjoni 13:35).

Dashuria e Jezusit të cilen ju duhet ta shfaqni bujarisht është gjëja e parë që njerëzit do e vënë re në ju. Ajo duhet të jetë tërheqja më e madhe në jetën tuaj. Dashuria ndërton, ngre, dhe promovon. Lejoni që dashuria juaj për ata për të cilët Krishti vdiq të jetë intensive, dhe le t’ju motivoj për të ndërmjetësuar në lutje, dhe për t’ua shërbyer Ungjillin atyre. Prandaj, le të frymëzohen, ngriten dhe sfidohen ata që keni takuar,nga fjalët dhe veprat e dashurisë tuaj.

Bibla thotë se ai që nuk ka dashuri, nuk e njeh Perëndinë; ai qëndron në vdekje, vdekje frymërore: “…kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje” (1 Gjonit 3:14). Ju tani nuk jeni të sunduar nga vdekja frymërore as nga pushteti i errësirës, sepse i doni vëllezërit;. Është e natyrshme për ju të shprehni dashurinë, dhe të shikoni bukurinë në të tjerët dhe ti vlerësoni për atë qe janë. Duani shumë. Duani gjithmonë. Është thirrja juaj në Krishtin. Haleluja.

Lutje

I dashur At, të falënderoj për Fjalën tënde që është në veprim dhe fiton në mua fuqishëm, duke prodhuar në mua të korra të asaj që thotë. Përkushtohem më shumë se kurrë, për të ecur në dashuri, duke shprehur mirësinë dhe drejtësinë tënde kudo. Ndikojë tek ata që takoj sot me dashurinë tënde që është në zemrën time, dhe bëjë ndryshime në botën time sot, për lavderim dhe lavdinë tënde, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 15:13; 2 Gjoni 1:6; Juda 1:21
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 7:54-8:1-8 & 2 Kronikave 31-32
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 5:11-21 & Isaia 4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento