Edukimi & Arsimimi

Ju keni mendje urtësie

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike; por force, dashurie dhe urtësie.

2 Timoteut 1:7

Si të krishterë, ne kemi mendjen e Krishtit, mendje urtësie; kjo do të thotë një mendje të shkëlqyer. Nuk bën ndonjë dallim fakti se sa shumë njerëz mund te mendojnë se nuk keni urtësi. Zoti thotë se se ju keni, prandaj shihni veten në të njëjtën dritë, dhe flisni në pajtueshmeri me të.

Një mendje e shkëlqyer ose e shëndosh është ajo e cila është e përqendruar në Fjalën; qe është e kontrolluar dhe e ndikuar nga Fjala, dhe nuk ka luhatje. Është një mendje e përtërirë që qëndron në qellim duke bërë gjërat e duhura, pavarësisht ndryshimit të rrethanave. Një mendje e shëndoshë mendon dhe prodhon vetem përsosmëri; ajo nuk lejon mediokritetit dhe papërsosmëri.

Perëndia kërkon përsosmëri. Ai tha: “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej” (Mateu 5:48). Kjo është arsyeja pse Ai ju dha një mendje të shëndoshë, një mendje të vajosur, kështu që të jeni të persosur në atë që bëni në një mënyrë që të qëndroni të ngritur gjatë tërë kohës. Pohoni gjithmonë se keni mendje urtësie. Vazhdimisht ia thoni vetes: “Unë kam një frymë të shkëlqyer, dhe bëj gjëra të rëndësishme, sepse Fryma e Shenjtë i cili është Fryma e përsosmërisë, jeton në mua. Ai e ka vajosur mendjen time për të prodhuar përsosmëri. “Jetoni më këtë vetëdijesim çdo ditë.

Shkrimet dëshmojnë se ju keni një mendje të shëndoshë, kështu që mos prisni për askënd për t’ua thënë këtë. Perëndia e tha këtë, kështu që ju mund të pohoni të njëjtën gjë: “…sepse ai ka thënë … Kështu që ne mund të themi me guxim…” Kështu, edhe tani, mund të deklaroni: “Unë kam një mendje të shëndoshë. Bëj gjëra të mëdha. Jam veçuar për përsosmëri! “Do t’i thuash kështu vetes tënde disa herë sot.

Pohim

Fryma e Shenjtë me ka bërë super-inteligjent; Ai e ka vajosur mendjen time, për këtë arsye, unë kam një amplitudë të jashtëzakonshme të të kuptuarit. Kam shpejtësi të të kuptuarit, dhe urtësia e Perëndisë është në vëprim në mua për të prodhuar rezultate të shkëlqyera për lavdinë e Perëndisë

Studim vijues

  • 1 Korintasve 2:16; Psalmet 119:99; Romaket 12:2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 6 & 2 Kronikave 26-28
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 4:7-18 & Isaia 2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento