Kisha & Besimi

Të shpëtuar për një arsye

Publikuar nga Korab Zhuja

Por tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit.

2 Timoteut 1:9-10

Mesazhi i vërtetë i krishtërimit nuk është për një shpëtimtar. Natyrisht, Jezu Krishti është Shpëtimtari, por ai nuk ka ardhur vetëm për të na shpëtuar. Nëse kjo do ishte e gjitha ajo qe Ai erdhi për të bërë, nuk do të kishte qenë e mjaftueshme për drejtësinë. Në Krishterim, ka shumë më tepër se sa të qenurit të shpëtuar.

Ligji i Përtërirë 6:23 na jep çelësin e qëllimit të Perëndisë: “Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t’u jepte etërve tanë.” Vini re vargun se nuk e thotë se, “ ai na nxori që andej dhe na çoi në” ai na nxori (na shpëtoi) nga, për një arsye:”. Për të na çuar në” Kjo shprehje ka të bëjë me një fjalë: Qëllimi. Por kjo nuk është e gjitha. Ai “na çoi në” për të na dhënë vendin e trashëgimisë sonë dhe për të na bërë të mëdhenjë, ashtu siq i tha Abrahamit.

Perëndia i tha Abrahamit: “Unë do të bëj të madh emrin tënd dhe të pasardhësve tu..” Por bijtë e tij u bënë skllevër në Egjipt, dhe nuk kishte madhështi. Kur të ishte koha sipas qëllimit të Tij për jetën e tyre qe të realizohej, në atë mënyrë Ai donte që të bëheshin të mëdhenjtë, i bëri të lirë, i çoi në vendin e lirisë, dhe ua dha atyre vendin.

Kur Jezusi erdhi, Ai na nxori nga mëkati, që të mund të trashëgojmë drejtësinë e tij. Ai na nxori nga dhimbja dhe varfëria që ne të mund të kemi jetë me bollëk, një jetë të mbarësisë dhe bollëkut. Ai nuk erdhi vetëm për të na shpëtuar; Ai erdhi për të na dhënë “vendin”, që të mund të jetojmë në begati, shërim dhe në shëndet, çdo ditë në këtë tokë dhe të jemi për lëvdim të lavdisë së tij. Në këtë mënyrë, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët dhe ti mësojmë rreth Tij, në mënyrë që ata të mund të kenë një jetë të madhështore gjithashtu.

Lutje

At i dashur, të falënderoj për trashëgimin time në Krishtin. Unë jam bashkëtrashëgimtar me Krishtin; përketë nuk kam asnjë mungesë. Jam furnizuar me bollëk, sepse jam pasardhës i Abrahamit. Unë jam një përfaqësues i denjë i mbretërisë tonë këtu në tokë, dhe duke i fituar të tjerët në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim vijues

  • Efesianve 1:11; Romaket 8:16-17; Gjoni 10:10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 5:12-42 & 2 Kronikave 23-25
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 4:1-6 & Isaia 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento