Kisha & Besimi

Lirohuni Nga Mëkati

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Po të kisha ruajtur të kënaqem në zemrën time, Perëndia nuk do të më kishte dëgjuar.

Psalmi 66:18

Të fitosh me Perëndinë në lutje është një gjë e shenjtë, dhe është me të vërtetë ajo çfarë keni nevojë. Por shikoni, nëse doni të fitoni me Perëndinë në lutje, dhe të merrni rezultate nga Ai, atëherë para se të filloni të luteni- qoftë për veten, për dikë tjetër, apo për çfardo situatë – gjëja e parë është të pendoheni për mëkatet tuaja, se ndoshta nuk keni qenë duke jetuar drejtë.

Ka lloje të ndryshmë mëkatesh që njerëzit kryejnë; për shembull, mund të jetë mëkati i krenarisë dhe arrogancës; nëse nuk pendoheni për to, nuk mund të fitoni me Perëndinë. Kjo gjë vlen dhe për çdo lloj mëkati tjetër, Nuk mund të fitosh me Perëndinë në lutje, për shkak të mëkatit që është në zemrën tënde, dhe siç Davidi tha, ”Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Perëndia nuk do të më kishte dëgjuar” (Psalmi 66:18).

Isaia tha, “Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar. Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytytra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më (Isaia 59:1-2). Krishtërimi është një ecje në drejtësi. Nuk mund të kesh bashkësi me Perëndinë duke qendruar në mëkatet tua. Ai është një Perëndi i drejtë dhe i shenjtë.

“Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftëse ndokush mëkatoi, kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin të drejtin” (1 Gjonit 2:1). Nuk të duhët të mëkatosh, por nëse e bën, pendohu shpejt, merr falje dhe jeto drejtësisht. 1 Gjonit 1:9 thote, “Po ti rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” Fjala e Tij pastron; shenjtëron dhe e bënë zemrën të delirë nga mëkati dhe nga çdo paudhësi. I jepni veten Fjalës. Fjala e Tij është drita e vërtetë për të të udhëhequr gjithnjë në shtegun e drejtësisë.

Lutje

Atë i dashur, jam mirënjohës për dashurinë tënde. Ti e ke pastruar zemrën time që të mund të eci me ty në drejtësi. Jeta ime është për lavdinë tëndë, dhe unë eci i denjë për ty, duke të pëlqyer ty në çdo gjë, ndërsa sjell fryte të drejtësisë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Kolosianeve 3:5-6; Fjalët e urta 12:28; 1 Gjoni 1:9
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 15:36-16:1-15 Esteri 8-10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 6:12-19 Ligji i Përtëri 30

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento