Kisha & Besimi

Fitoni së pari Në Frymë…

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.

Zanafilla 32:24

Para se fitorja juaj të duket së jashtmi, ju duhet së pari të fitoni në frymë. Ne ngadhnjejmë së pari me Perëndinë, para se të ngadhnjejmë me njeriun.

Kjo më sjell në mendje pamjen e Jakobit, kur ai donte të kthehej në tokën e tij me çdo gjë që Perëndia e kishte bekuar. Por më pas, ai kujtohet së kishte një problem. Ai kishte tradhëtuar të vëllanë disa vite më parë, që e beri atë të kërkonte strehim në një vend tjetër. Dhe vëllai i tij, Esau, që ishte bërë një njeri shumë i fuqishem, qe betuar të hakmerrej kundër tij. Kështu, Jakobi kishte çdo arsye për të patur frikë.

Kur Esau dëgjoi se Jakobi ishte duke ardhur në shtëpi, ai bëri gati ushtrinë e tij për të sulmuar Jakobin. Jakobi e dinte që ishte në telashe dhe mund të humbiste çdo gjë, madje dhe jetën e tij, nëse nuk ndërmerrte diçka në këtë situatë. Kështu ai vendosi “ta shqyrtonte”çështjen me Perëndinë. Ai e dinte se duhej së pari të ngadhnjente me Perëndinë, që të mund të ngadhnjente me vëllanë e tij Esaun. Bibla na thote se engjëlli i Zotit iu shfaq Jakobit, dhe Jakobi luftoi me engjëllin gjatë gjithë natës (Zanafilla 32:24).

Tani, ka shumë interpretime të kësaj ndodhie, por gjëja më domethënëse rreth kësaj përvoje që Jakobi pati me Zotin është mesimi mbi lutjen: “Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim. Engjëlli tha: ”Lermë të shkoj, se po lind agimi.” Por Jakobi iu pergjigj: ”Nuk do të të le të shkosh në rast se nuk më bekon më parë” (Zanafilla 32:26). Ky ishte Jakobi duke ngadhnjyer në lutje! Osea 12:4-6 thotë ”Në gjirin e nënës mori vëllain e vet nga thembra, dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë. Po, luftoi me Engjëllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumë. E gjeti në Bethel, dhe atje ai foli me ne, domethënë Zoti, Perëndia i ushtrive, emri i të cilit është Zoti.”

Ishte gjatë këtij takimi që emri i tij u ndryshua në Izrael, duke çuar në një kthesë të plotë në jetën e tij. Engjëlli i tha, “Emri yt nuk do të jetë me Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar” (Zanafilla 32:28). E shihni këtë? Ai fitoi me Perëndinë.

Të ngadhënjesh me Perëndinë nuk do të thotë ta detyrosh Atë të bëjë diçka; jo. Do të thotë të fitosh së pari në frymë! Kjo ndodh kur vazhdoni së ndërmjetësuari me gjithë zemër derisa të merrni fitorën në frymën tuaj; kur shikoni se e moret fitorën në frymë. Kur fitoni së pari në frymë, asgjë në këtë botë nuk do të mund të qëndrojë suksesshëm kundër jush.

Lutje

Atë i dashur, Ti ke shfaqur shkëlqimin e krahut tënd të djathtë, në mbrojtjen time! Dora jote e djathtë më mban lart dhe unë ngrihem guximshëm mbi rrethanat, duke triumfuar gjithnjë, në Emrin e Jezusit. Amen!

Studim Vijues

  • 1 Korintasve 15:57
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 15:22-35 Esteri 5-7
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 6: 1-11 Ligji i Përtëri 29

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento