Kisha & Besimi

Ti përfaqëson një Mbretëri Frymore

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Vendoseni mendjen tek gjërat që janë atje lart, jo në ato që janë mbi tokë.

Kolosianeve 3:2

A e kuptoni se shërbesa e Krishterë është një shërbesë frymërore? Në fakt, ajo është! Mbretëria e Perëndisë është një mbretëri Frymërore. Zoti Jezus tha, “…Mbretëria ime nuk është e kësaj botë…” që do të thotë se Ai aktualisht e ka një mbretëri, veçse ajo nuk është e kësaj botë. Me anë të rilindjes, ne jemi bërë qytetarë të kësaj mbretërie frymërore të Perëndisë. Ky është vendi prej nga ku Perëndia pret që ju të funksiononi.

Kjo botë nuk është shtëpia juaj e përhershme; ju jeni këtu vetëm si një pelegrin. Sipas Biblës, ne do të jemi në këtë botë vetëm për një kohë sepse një ditë, e gjithë toka do të zëvendësohet me një tjetër (Zbulesa 21:1). Prandaj duhet ta vendosni fokusin tek gjërat vërtet të rëndësishme, dhe jo tek kënaqësitë kalimtare të botës së tanishme. Kolosianet 3:2-4 thotë, ”Kini në mendje gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë. Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.”

Derisa, ju nuk arrini në atë nivel në jetën tuaj ku Krishti është fokusi juaj, do të jeni duke jetuar një etë të zbrazët. Mos lejoni asgjë tjetër të konkurrojë me dashurinë tuaj për Zotin. Arrini në atë pikë ku dashuria juaj për Jezusin dhe vëmendja për zgjerimin e mbretërisë së tij të jetë gjithcka që ka rëndësi për ju.

Lutje

Atë i dashur, të falenderoj për privilegjin dhe nderin e të qënit pjestar i gjallë i Mbretërisë tënde frymërore. Të të dua ty dhe të jetoj për ty është gjithçka që ka rëndësi për mua; dhe unë shpall përkushtimin tim për zgjerimin e Mbretërisë ndërsa unë përhap Ungjillin, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Galatasve 2:20; Filipianeve 3:20
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 16:16-40 Jobi 1-2
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 6:20-30 Ligji i Përtëri 31

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento