Kisha & Besimi

Lavdëroni Atë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.

Veprat e Apostujve 16:25

Diçka e jashtëzakonshme ndodhi gjërsa Pali dhe Sila lavdëronin Zotin në Veprat 16, ata ishin plotë lavdërim dhe adhurim për Zotin. Do duhej të ishte për ta një moment errësire, vetmie dhe dëshpërimi, por në vend se ata të përfshiheshin me dëshpërim zgjodhën ti këndonin Perëndisë himne. Ata nuk po i pëshpërisnin këngët në heshtje të frikësuar nga rojet e burgut, por këndonin më zë të lartë sa që edhe të burgosurit e tjerë i dëgjonin.

Kjo është një nga mënyrat e besimit për tu përgjigjur përballë situatave kundërshtuese; lavdëroni dhe adhuroni Zotin më plotë gëzim, duke e ditur se në Të jeni më shumë se fitimtar. Në qoftë se duket se jeni në një “orë të errët” të jetës tuaj, mos e humbisni shpresën! Mos provoni t’ia kujtoni Zotit problemin, jo; Lëvdojeni; Ju mund të thoni: “Por në qoftë se nuk ia them Atij problemet e mia, ai nuk do të dij se çfarë ka në mendjen time”; gaboheni. Ai di çdo gjë, sepse ai është Perëndia.

Tërhiqni vemendjen tuaj nga sfidat dhe me një zemër mirënjohëse adhuroni dhe lartësoni madhështinë e Tij; lavdëroni Emrin e Tij, sepse Ai është shëruesi, siguruesi, furnizuesi i të gjitha të mirave, dhe Ai është më i madh se të gjithë. Adhuroni Atë sepse Ai është i madh dhe i denjë të lëvdohet. Edhe tani, pavarësisht situatës, lëvdojeni; Mendoni për çdo gjë që Ai ka bërë në jetën tuaj; mendoni për dashurinë e Tij, mëshirat dhe hirin e tij ndaj jush; mendoni për bekimet e Tij të mrekullueshme të lavdishme në jetën tuaj, dhe lavdërojeni Atë më dashuri nga Fryma juaj.

Lutje

O Atë i dashur, unë gëzohem në ty, sepse Ti je i vetmi Perëndi i vërtetë dhe i zgjuar; i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve! Faleminderit për mirësinë tënde, dashamirësinë, dashurinë, dhe mëshirat që tregon ndaj meje sot, dhe gjithmonë. Unë të lavdëroj sot dhe përgjithmonë në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Hebrenjve 2:12
  • Hebrenjve 13:15

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento