Biznesi & Karriera

9 Karakteristikat e vendimit të mirë

Publikuar nga Korab Zhuja

Zgjedhjet që ju i bëni si një ndërmarrës mund të kenë ndikim të fuqishëm. ‘’Shansi i jetës’’ mund të shfaqet papritmas vetëm që të kthehet në diçka të dhimbshme. Ju nuk doni vetëm ta kapni ndonjë mundësi – ju dëshironi mundësinë e duhur.

Vendimmarrja mund të jetë peshë e madhe mbi shpatullat tuaja nëse ju nuk dini se si ta menaxhoni stresin apo nëse pasojat janë më pak ideale. Pra, si e dini ju se si një vendim i mirë duket. Këto janë 9 karakteristikat e një vendimi të mirë.

1. Vendimet e mira ndikojnë pozitivisht të tjerët.

Kjo deklaratë mund të duket e qartë, por po të ishte, vendimet e këqija nuk do të ekzistonin. Pas të gjithave, dikush i cili është i ndikuar negativisht nga një vendim menjëherë klasifikon atë vendim si të keq. Sigurisht, tani ju vetëm duhet për të gjetur një përkufizim të përbashkët të “pozitives”.

2. Vendimet e mira janë të replikueshme.

Njerëzit dëshirojnë ta imitojnë një vendim të keq si një rast i herpesit. Kaq mjafton të thuhet.

3. Vendimet e mira krijojnë mundësi.

Një vendim efektiv fuqizon të tjerët për të vepruar.

4. Vendimet e mira përfshijnë të tjerët.

Arritja deri tek një vendim i mirë që i shërben ndërmarrjes, është një proces.

5. Vendimet e mira janë të ekzekutueshme.

Përbërës i çdo vendimi është qartësia e asaj se çfarë vendimi është. Nëse ka dykuptimësi në lidhje se çfarë të bëjmë tjetër, atëherë ky vendim nuk është mjaft i qartë. Qartësia minimizon pasigurinë, dhe edhe pse kjo mund të tingëllojë si një deklaratë e qartë, mos harroni se çfarë është e dukshme për ju mund të jetë pasqyrë e re për të tjerët.

6. Një vendim i mirë është sistematik.

Nxjerrja e të mirës nga e keqja në një vendim, kërkon kohë, burime dhe synime të qarta lidhur më qëllimin kryesor, si dhe një gjykim i duhur për të vlerësuar probabilitetin e suksesit.

7. Vendimet e mira janë të llogaritshme.

Me qartësi gjithashtu vjen edhe llogaridhënia. Kjo nuk është e lehtë për t’u fshehur prapa diçkaje që përshkruan, në detaje, rolet, përgjegjësitë ose pritjet lidhur me një vendim të ri.

8. Vendimet e mira janë pragmatike.

Njerëzit janë krijesa të emocioneve, që dmth eliminimi i emocionit nga një vendim nuk është i realizueshëm. Sido që të jetë, çfarë mund të eleminohen janë emocionet paragjykuese. Në ekipe, për shembull, janë tri kritere nga janë bërë vendimet: misioni, ekipi, individi. Domethënë, kujt do t’i shërbejë vendimi? Aluzion: Individi vjen i fundit.Kur ju jeni duke u ballafaquar me një vendim tjetër të vështirë, pyesni veten, “Kujt i shërben?”

9. Vendimet e mira përfshijnë vetë-ndërgjegjësimin.

Nëse ju jeni i ngarkuar që të vendosni si ta përshkruani strategjinë e kompanisë në 10 vitet e ardhshme, por ju nuk keni bërë kurrë më parë ndonjë plan të përshkrimit, shansat janë që ju t’ia kaloni këtë detyrë një eksperti tjetër të kësaj çështje. Çështja është, që një vendim të ndikoj pozitivisht tek të tjerët, të nxisë mundësi apo ndonjë nga karakteristikat e lartpërmendura, ju duhet të jeni i vetëdijshëm kur jeni duke vepruar në rrethin tuaj të ndikimit dhe kur ju jeni duke i shtyer kufijtë e tij. Mos u bëni ai person që ka kontroll në vendim, duke bërë autoritet sepse ju bënë të ndiheni i rëndësishëm – kalojani këtë personit më të afër me problemin.

Vendimarrja është një art dhe shkencë. Inkorporoni nëntë karakteristikat e mësipërme në arkitekturën tuaj të vendimmarrjes, në mënyrë që të ndiheni më të sigurt dhe mbikqyrni të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc. https://www.entrepreneur.com/article/250175

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento