Biznesi & Karriera

Disa arsyje per të nisur biznesin tuaj

Publikuar nga Korab Zhuja

Disa njerëz janë të destinuar për tu bërë ndërmarrës. Nga koha që ata shkojnë në shkollë, ose ndoshta edhe para asaj, ata janë të urritur për të filluar një biznes dhe ta udhëheqin drejt suksesit dhe nuk ndalen para asgjëje që ta arrijnë këtë.

Për të tjerët, fillimi i një biznesi është një nocion i frikshëm. Ka shumë të panjohura për të ndërrmarë diqka. Por nëse jeni duke e konsideruar që të bëheni ndërmarrës, mos harroni gjithë këto përfitime:

1. Fleksibilitet. Punon sipas orarit tënd.

2. Më shumë kohë të lirë (eventualisht). Mund të kaloni më shumë kohë me familjen dhe shokët. Mirëpo k eni parasysh: Kjo është e aplikueshme vetëm kur biznesi juaj të jetë themeluar dhe keni punëtor që të marin përsipër përgjegjësitë e nevojshme. Mos pritni që të keni shumë kohë të lirë para se ta arrini këtë. Në fakt pritni të keni shumë më pak.

3. Ju jeni ata që merni vendimet. Askush tjetër nuk mund të përcaktojë rregullat. Përveq juve!

4. Vendosni afatet e fundit vet. Nuk ka më nevojë të nxitoni në minutë të fundit, vetëm në qoftëse doni vet.

5. Shitni ashtu siq ju doni të shitni. Online? Shitje direkte? Është vendimi juaj!

6. Krijoni ambientin e juaj. Ju mund të vendosni formalitetin dhe kulturën e organizatës tuaj.

7. Ndiqni pasionin tuaj. Ju mund të bëni atë që ju bën të lumtur.

8. Krijoni diqka nga fillimi. Shikoni se si organizata juaj rritet nga fillimi në fund.

9. Njoftoni njerëz të rinj. Mund të lidheni me ndërmarrës tjerë dhe profesionistë.

10. Krijoni një ekip. Ju vendosni se kë doni të punësoni dhe merni në kompaninë tuaj.

11. Krijoni punë. Përmirësoni ekonominë duke hapur mundësi të reja.

12. I ndihmoni njerëzit. Përdorni produktet dhe shërbimet e juaja për të përmirësuar jetët e njerzve.

13. Bëheni ekspert. Mësoni rrënjët e industrisë tuaj përmes eksperiencës së dorës së parë.

14. Investo në vetvete . Ju rrezikoni, ju shpërbleheni.

15. Bëni më shumë para. Nëse doni rritje rroge,mund tja jepni vetes.

16. Pavarsia financiare. Nuk merrni rrogë nga dikush tjetër.

17. Sfida të reja çdo ditë. Gjeni mënyra të reja për të simuluar mendjen tuaj.

18. Ekspozoheni ndaj kulturave të reja. Zbuloni perspektiva dhe qasje të reja.

19. Zbuloni fusha të reja. Hyni më fell në industrinë tuaj.

20. Lidhuni me klientët tuaj. Krijonë lidhje të verteta dhe personale.

21. Delegoni punët e mërzitshme. Mos bëni asgjë që nuk doni të bëni.

22. Mund të pushoni së punuari. Puna që ju zbavit nuk mund të quhet punë.

23. Fuqia për të dhënë. Keni fuqinë dhe fleksiblitetin për të dhuruar kohë dhe para në kauza të vlefshme.

24. Përfshihuni në komunitet. Jeni aktiv në lagjet dhe rajonin tuaj.

25. Përmirësoni industrinë tuaj. Shtyni industrinë përpara me ide të reja dhe inovacione.

26. Merni një mentor. Takoni mentor të vlefshëm dhe mësoni prëj tyre.

27. Bëhuni mentor. Merni njohuritë dhe përvojën tuaj dhe bëhuni mentor i dikujt.

28. Mësoni aftësi të reja. Hapni departmente të reja.

29. Ndiqni klasa dhe seminare. Rafinoni aftësitë e juaja kohë pas kohe dhe qëndroni të informuar.

30. Merni një zyre të madhe. Nëse doni zyrën më të madhe të kompanisë, ajo mund të bëhet e juaja.

31. Punoni prej kudo. Punoni nga shtëpia, nga zyra ose në plazh.

32. Keni mundësinë të zhvilloni biznese tjera. Filloni një biznes tjetër kur ta përfundoni me të parin.

33. Merrni eksperiencë në ndërmarrësi. Të qenit ndërmarrës ju bën profesionist më të mirë në gati çdo pozitë.

34. Bëni emër. Filloni të njiheni dhe ndërtoni reputacion.

35. Përfundoni punët më shpejt. Caktoni normat e juaja të efikasitetit.

36. Ndërtoni brend personal. Merni kohën që ju nevojitet për të zhvilluar brendin tuaj personal dhe ta lidhni me biznesin tuaj.

37. Bëhuni më kreativ. Krijoni mundësitë dhe zgjedhje.

38. Inspironi të tjerët. Bëhuni shembull që njerëzit të ndjekin ëndrrat e tyra.

39. Reduktoni rrugën për në punë. Gjeni një hapsirë për zyren tuaj më afër shtëpisë.

40. Keni më shumë stabilitet. Nuk shqetësoheni nësë do të pushoheni nga puna.

41. Mësoni ta përqafoni edhe dështimin . Edhe nëse dështoni, do të keni mësuar aftësi të reja dhe eksperienca të reja që nuk i keni pasur më herët.

42. Leni diqka pas vetes. Kaloni biznesin tuaj tek fëmijët dhe nipërit.

43. Resurset janë të shumta. Me dominimin e internetit, është më lehtë se kurr të gjeni resurset që ju nevojiten duke përfshirë capital për startup, kredi, grante dhe mentorë.

44. Asgjë nuk është duke ju ndaluar. Çfarë nuk po ju lejon që të bëheni ndërmarrës? Normalisht që ka rreziqe, por asgjë nuk po ju ndalon që ti ndërmerrni ato.

Nëse mendoni që artikulli është me interes për shokët tuaj, shprendajeni në rrjetet sociale.

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento