Kisha & Besimi

Ka shumë më tepër…

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t’u jepte etërve tanë.

Ligji i Përtërirë 6:23

Konstrukcioni në vargun tonë hyrës është rreth një fjale- “qëllim.” Arsyeja për nxjerrjen që andej, ishte qellimi që të mund të sjelltë në të! Kjo është se si ai dëshiron që ne ti qasemi shpëtimit tonë në Krishtin Jezus; Ai na shpëtoi (na nxori nga mëkati), për të na çuar në trashëgiminë tonë në Të; në vendin tonë në Të. Kjo e kuptuar do të bëjë ndryshim të madh në jetën tuaj; do të ndryshojë tërësisht përcaktimin tuaj, dhe do të rritëni në Të.

Ai jo vetëm që na shpëtoj, Ai e bëri këtë për një arsye. Mesazhi i vërtetë i krishtërimit nuk është vetëm për një “shpëtimtar”-Jezusin. Po, Ai është shpëtimtari, por ai e bëri shumë më tepër se “shpëtimin tonë.” Nëse “shpëtimi” ishte e gjitha për çfarë Ai erdhi për të bërë, atëherë nuk do të ishte krishterim. Të qenurit të shpëtuar ishte një mjet për një fund. Tani që ju jeni të shpëtuar, jeni sjellur në një botë të re, por tani ka më shumë se kaq. Ai na shpëtoi në mënyrë që ai të mund të na çojë në një bashkim me veten e tij; në vendin e drejtësisë, lavdisë, madhështisë, sundimit dhe përsosmërisë.

Vini re përsëri qëllimin e Tij të nxjerrjes nga Egjipti; ai kishte për t’ua dhënë vendin që u ishte betuar etërve të tyre; vendin e trashëgimisë së tyre, dhe t’i bëntë të mëdhenjë ashtu siq i kishtë thënë Abrahamit. Perëndia i tha Abrahamit: ” Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.” (Zanafilla 12: 2 ISV). Por ata ishin bërë skllevër në Egjipt, ajo nuk ishte madhështia. Kështu Ai i çliroi në mënyrë që qëllimi i Tij për jetën e tyre të realizohej, në mënyrë që ata të bëheshin të mëdhenjtë ashtu siq dëshironte Ai që ata të jenë. Si skllevër nuk mund  ta posedonin vëndin, kështu që Ai duhej ti sjellte në liri, për t’ua dhënë atyre tokën.

Jezusi na nxori nga mëkati që ne të mund të trashëgojmë drejtësinë e Tij. Ai na nxori nga vdekja, dhimbja dhe varfëria, që të mund të kemi jetën me bollëk, të jetojmë në mbarësi, shëndet dhe mirëqenie çdo ditë në këtë tokë. Tani ne mund të ndihmojmë ata të cilët nuk e njohin Atë, t’ua zbulojmë dritën e Tij, të mësojnë për Të dhe të marrin drejtësinë e tij. Kjo është arsyeja pse ne jemi dëshmitarët e Tij. Ai na shpëtoi dhe na bëri bashkëpunëtoret e Tij në shpëtimin e të tjerëve. Pra, ju shihni tani se ka shumë më tepër për shpëtimin tonë në Krishtin.

Pohim

At i dashur, të falënderoj që më ke bërë përfaqësues të mbretërisë tënde qiellore, këtu në tokë. Unë bëjë nxënës nga kombet  dhe e ndikoj botën time me Ungjillin duke shpëtuar të humburit, dhe duke vendosur paqen, drejtësinë, dashurinë, gëzimin, shëndetin dhe mbarësinë në jetën e njerëzve, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 20: 21-22
  • Lluka 17: 20-21

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento