Kisha & Besimi

Gjërat e vjetra kanë shkuar

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

2 Korintasve 5:17

Kur Perëndia shikon në ju, Ai sheh se çdo gjë të kaluar dhe të shkuar nga ato që kishit para se të  lindnit përseri, gjërat që mund të kenë qenë të gabuara në jetën tuaj. Ndoshta mund të mos “ndjeheni” të tillë, por ndenja juaj nuk mund të mohoj të vërtetën e Tij. Përveç kësaj, kjo është ajo që Ai tha për ju, ndryshe nuk do mund ta dinit përveçse nëpërmjet Fjalës. Kështu tani, duhet të veproni në Fjalën e Tij.
Në qoftë se është e vërtetë se gjërat e vjetra kanë shkuar, atëherë kjo do të thotë së ju nuk mund të keni “mallkime të trashëguara” apo sëmundje ose lëngime të trashëguara. Nuk mund t’ju përcjellin gjëra të tilla si mallkimi i brezave, sepse ju jeni një specie krejtësisht e re; një i cili nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Çfarë ndodh nëse keni lindur me leuçemi apo me probleme në zemër?

E pra, gjërat e vjetra kanë shkuar, dhe të gjitha gjërat janë të reja tani. Vargu i tetëmbëdhjetë shpjegon se të gjitha gjërat e reja janë nga Perëndia. Leukemia nuk është nga Perëndia! Problemi i zemrës nuk është nga Perëndia! Prandaj, ju thoni: “Unë jam një krijesë e re në Krishtin Jezus; Unë kam një jetë krejtësisht të re, pa sëmundje dhe lëngime “Ndoshta ende mund ta ndjeni në trupin tuaj, por Perëndia thotë se kanë shkuar. Prandaj ju vazhdoni të proklamoni Fjalën. Vazhdoni duke shpallur se “Trupi im është bërë i ri. Krishti jeton në mua tani; Ai më ka dhënë jetë të re e cila nuk mund të infektohet nga sëmundjet, lëngimet dhe dëformimet.”

Krijesa e re është njeriu i mbinatyrshëm i ri në Krishtin. Jeni të thirrur për një jetë lavdie. Jeni ndarë nga humbja, dështimi, varfëria dhe nga jeta e pasigurive, për një jetë fitimtare, suksesi, mbarësie, shpresë dhe sigurie. Mëditoni mbi këtë të vërtetë sot: ju jeni një fis i veçantë. I përkisni një lloji të ri të qenieve-krijesës së re – e injektuar me jetë dhe pavdekësi; të pa dëmtueshëm nga infeksionet, superior ndaj Satanit dhe elementeve negative dhe ndikimeve të kësaj bote. Aleluja!

Pohim 

Të falenderoj At i bekuar, që më ke dhënë jetën e re në Krishtin. Çdo gjë në lidhje me jetën time është e gjallëruar me jetë hyjnore dhe dëshmon për lavdinë tënde. Ti i ke bërë të mijat; jetën e përjetshme, dashurinë, shëndetin, paqen, gëzimin, drejtësinë, mbarësinë! Të falenderoj për këtë jetë të jashtëzakonshme lavdie dhe përsosmërie që e kam në Krishtin, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Galatasve 6:15
  • Gjoni 1: 12-13

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento