Kisha & Besimi

Gezimi ka shprehje!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Frymëra të ndyra, pra, dilnin nga shumë të demonizuar, duke bërtitur me zë të lartë; dhe shumë të paralizuar e të çalë shëroheshin. Dhe në atë qytet u bë gëzim i madh.

Veprat 8:7-8

Teksti ynë hyrës fletë për një ndodhi të ngjarjeve në Samari kur Filip ungjilltari, predikoi Krishtin në qytet. Fuqia e Fjalës së Perëndisë fitoi fuqishëm, sa që shume shumë u shëruan dhe u ҫliruan nga demonët. Rezultati ishte se qyteti shpërtheu në gëzim. Bibla në mënyrë specifike regjistron së u bë gëzim i madh në atë qytet.

Si mund të dini së dikush është i gëzuar? Nëpërmjet shprehjeve të tyre! Gezimi ka shprehje. E qeshura është një shprehje e gëzimit. Duke Lavdëruar Perëndinë—duke ngazëlluar me plotë mirënjohje ndaj Tij—është një shprehje e gëzimit.Të kënduait këngë lavdërimi më falënderim është shprehje e gëzimit. Bibla thotë, “A vuan ndonjë nga ju? Le të lutet. A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme” (Jakobi 5:13). Shprehni gëzimin tuaj në Zotin.

Gëzimi është fryt i frymës së rikrijuar njerëzore (Galatasve 5:22); pra, gëzimi juaj si një fëmijë i Perëndisë duhet të jetë i pavarur nga rrethanat. Ai nuk duhet të bazohet në atë që po ndodh me ju ose rreth jush; ai nuk duhet të ketë asgjë të bëjë me atë që të tjerët thonë ose bëjnë për ju. Ju mund të jeni të gëzuar në mes të fatkeqësisë.

Palin dhe Silen i kishin futur në burg, duke i përndjekur së kishin predikuar Ungjillin (Veprat e Apostujve 16:25). Papritur, “Në mesnatë,” (nuk mund të jetë më errësirë sesa në mesnatë), Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.

Ata shprehnin gëzimin e tyre, dhe rezultati ishte një hapje e mbinatyrshme e dyerve të burgut. Perëndia tronditi burgun, hoqi prangat e tyre dhe dyert qendruan të hapura. Ata qëndruan të gëzuar në vështirësi, dhe i dhanë shprehje gëzimit të tyre.

Ju duhet të mësoni të shprehni gëzimin tuaj. Gjithmonë të jeni të gëzuar dhe plotë më lavdërim, duke e ditur se një person i gëzuar dhe i lumtur i bën të tjerët të gëzuar dhe të lumtur. Nëse ju nuk jeni të gëzuar nuk mund të predikoni Ungjillin në mënyrë efektive dhe të fitoni të tjerët për Krishtin.

Lutje

Unë të falënderoj At, që e ke bërë jetën time një bollëk gëzimi dhe lumturie. Gëzimi Yt në zemrën time është forca ime, dhe me gëzim unë nxjerr nga thellësia e brendësisë sime mbarësi, paqe, sukses, shëndet dhe bekime të tjera sot, në Emrin e Jezusit. Amen

Studim Vijues

  • Jobi 5:22; 2 Kronikave 20:22; Isaia 12:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 3:1-21; Isaia 19-22
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 1:14-23 1 Mbretërve 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento