Kisha & Besimi

Mendoni për të humburit

Publikuar nga Korab Zhuja

Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre, të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.

Efesianëve 4:17-18

Vargjet e mësipërme tregojnë gjendjen e rrezikshme të jobesimtarit. Ata janë në errësirë frymore dhe të ndarë, të shkëputur nga jeta e Perëndisë. Efesianëve 2:3 më tej u referohet atyre si bij të zemërimit. Kjo do të thotë fëmijë të caktuar për mërin apo zemërimin e Perëndisë. Çfarë gjendje e tmerrshme për këdo që është në të! Efesianëve 2:12 i referohet atyre si të “pa shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.”

Ndërsa isha ende student në një kamp, shumë vite më parë, lexova këtë pjesë të Shkrimit dhe kjo më bëri të mendoj. Po mendoja për studentët në kamp që po jetonin pa Perëndinë, dhe mendova, “I dashur Zot, si mund dikush të jetoj në një errësirë të tillë? Si mund të shkojnë në shtrat natën, dhe të jetojnë një ditë pa Perëndinë? “

I shtyrë nga dhembshuria, fillova të ndërmjetësoja për ta: “O, Zot, mos lejo të vdesin dhe të shkojnë në ferr pa pranuar Krishtin. Më ndihmo për ti arritur dhe t’ju tregoj atyre për Jezusin, “lutesha. U ndjeva i detyruar qe t’ju tregoja atyre për Jezusin, sepse nuk mund të ketë asgjë më të tmerrshme se sa të jetojnë pa Perëndi dhe pa shpresë në botë! Kjo duhet t’ju bëjë të mendoni për miqtë tuaj, të afërmit, kolegët, fqinjët dhe bashkëpunëtorët që nuk kanë rilindur. Ata janë në botë pa shpresë, pa Krishtin.

Ju nuk mund të lejoni që ata të vazhdojnë se jetuari pa Perëndinë, duke shkuar larg e më larg në humnerën e errësirës. Le t’ju shtyj situata e tyre e pa shpresë që të ndërmjetësoni për ta. Lutuni që ata të kthehen nga vendi i errësirës dhe nga pushteti i Satanit në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. Ju mund të jeni i vetmi që mund ti prekni jetërat e tyre me Ungjillin. Prandaj, u predikoni dhe ua mësoni Fjalën. Tregoni atyre se Perëndia i do aq shumë sa që dërgoi Jezusin për të vdekur për ta (Gjoni 3:16).

Kontriboni kohën, resurset dhe përpjekjet tuaja për fitimin e shpirtrave. Të jeni të njohur për pasionin tuaj për Zotin, Ungjillin e Tij, dhe për shpirtrat e njerëzve.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që më ndriçon nëpërmjet Fjalës tënde të bekuar për vlerën e çdo shpirti. Unë lutem për të gjithë ata që nuk besojnë, miqtë e mi, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët, që të kthehen nga errësira në dritë, dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, qe të bëhen pjestarë të drejtësisë sate, në Emrin e fuqishëm të Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Pjetrit 3:9; Marku 16:15; Psalmets 67:2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 2:11-22; Isaia 15-18
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 1:1-13 2 Samuelit 23-24

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento