Kisha & Besimi

Të shkëputur nga e kaluara

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

2 Korintasve 5:17

Kur Jezusi vdiq, ju vdiqet me Të; kur Ai u varros, ju u varrosët me Të; dhe kur Ai u ringjall, ju gjithashtu u ngritet me të në risinë e jetës. E kaluara juaj është përmbyllur me daten e Kalvarit, dhe jeta juaj e re ka filluar me ringjalljen e Jezu Krishtit: “Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës” (Romakëve 6:4).

Kushdo që ka pranuar Krishtin është një specie e qenies se re e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë. Njeriu i vjetër u kryqëzua bashkë me Krishtin, por ka një një të ri me një jetë të re në vend të tij tani. Nuk është habi ajo qe thotë Kolosianëve 3:10, “… edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.” Në Romakëve 7: 6 apostulli Pal, duke theksuar shkëputjen tonë nga e kaluara dhe nga mënyra e vjetër e jetës, na këshilloi, se ne i shërbejmë Perëndisë në risinë e frymës: “por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç’ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. “

Nuk ka rëndësi se kush jeni, dhe atë që keni arritur; ajo që ka rëndësi me Perëndinë është se ju keni lindur përsëri dhe kështu jeni bërë një krijesë e re në Krishtin Jezus: “Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re” (Galatasve 6:15).

Përderisa një njeri nuk ka lindur përsëri, ai endet në errësirë. Ai do të ndikohet dhe kufizohet nga shtetësia e tij, bagazhi arsimor, mjedisi, prejardhja tokësore, etj Por, kur keni rilindur, diçka e re ndodh. Automatikisht jeni sjellë në llojin e qenies së Perëndisë. Të gjithë këto faktor pushojnë të jenë faktor dominues të jetës tuaj, sepse tani jetoni sipas parimeve të reja të jetës; keni natyrën e Perëndisë, dhe jetoni me anë të Fjalës Tij!

Nuk ka rëndësi se me çfarë keni lindur; kjo nuk ka rëndësi se çfarë sëmundje kishte gjyshi juaj. Nëse ju jeni në Krishtin, jeni shkëputur nga çdo gjë e së kaluarës; ska më errësirë! Nuk bën dallim se sa e tmerrshme ishte jeta juaj; ju jeni në Krishtin tani. Prandaj, çdo gjë ka ndryshuar! E kaluara ka shkuar. Ju keni një jetë të re; ecni me këtë vetëdijesim!

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për jetën e re që kam pranuar në Krishtin. Unë jam një specie krejtësisht e re, me jetën dhe natyrën e Perëndisë në frymën time. Tani jam më shumë se fitimtar; jetoj në pushtet mbi Satanin dhe botën, duke ecur në drejtësi, dhe në lirinë e bijve të Perëndisë! Haleluja!

Studim Vijues

  • Isaia 43:18-19; Jakobi 1:18
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 4:1-16; Isaia 23-24
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 1:24-34 1 Mbretërve 2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento