Kisha & Besimi

Bekoni botën me vajosjen tuaj

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju…

1 Gjonit 2:27

Veprat e Apostujve 19:12 na tregon se peshqirët dhe përparëset që merrëshin për të sëmurët kishin qenë mbi trupin e Palit, “…dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.” Kjo është vërtetë e mrekullueshme! Këto materiale natyrisht se nuk kishin inteligjencë, por ato përmbanin fuqinë e Perëndisë. Pali transferoi vajosjen mbi to, dhe kur bënin kontakt me të sëmurët, shërimet ndodhnin; demonët largoheshin.

Nëse një shami që nuk kishte inteligjencë mund të përmbante fuqinë e Perëndisë, sa më tepër ju? trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë, që do të thotë se ju jeni një enë bartëse e pranisë së Perëndisë. Ju bartni fuqinë e vetë Frymës.

Të jeni të vetëdijshëm për këtë. Me këtë fuqi, ju mund të përmbushni detyrat të cilat nga ana njerëzore janë të pamundshme. Ju duhet të pranoni se kjo vajosje është në ju. Bibla thotë, “që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit” (Filemonit 1:6).

Kuptoni së kush jeni; ju jeni një qenie mbinatyrore. Ska djall, sëmundje, apo lëngim që do mund të qëndrojë në trupin tuaj. Bibla thotë, “…dhe asgjë nuk do të mund t’ju dëmtojë” (Luka 10:19). Më i madh është ai që është në ju se ai që është në botë. Çdo gjë është e mundshme për atë që beson (Marku 9:23). Ju jeni plot fuqi.

Arrini dhe bekoni botën tuaj me fuqinë e Frymës Shenjtë: “Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni” (Mateu 10:8).

Lutje

At i dashur, të falënderoj për fjalën e hirit tënd e cila më ndërton dhe më mbush zemrën time me thesaret hyjnore, duke bërë që unë të sjellë fryte drejtësie. Deklaroj se vajosja jote është duke vepruar në mua dhe nëpërmjet meje sot; Duke manifestuar lavdinë tënde, e bekoj botën time me praninë tënde hyjnore të cilen e bartë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Veprat 5:15-16; 2 Timoteut 1:6; Filemoni 1:6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Apostujve 4:1-31 2 Kronikave 16-19
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 3:1-10 Kantiku I Kantikeve 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento