Edukimi & Arsimimi

Kujdesuni për zemrën tuaj

Publikuar nga Korab Zhuja

Por Zoti i tha Samuelit: “Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.

1 Samuelit 16:7

Në një ditë të caktuar, profeti Samuel shkoi në shtëpinë e Isait për të vajosur një nga bijtë e Isait, për t’u bërë mbret i Izraelit. Sapo ia vuri syrin Eliabit, birit të parë të Isait, ai tha, “ja i vajosuri i Zotit është para tij”, dhe donte të vajoste Eliabin për të qenë mbret. Por Perëndia e ndaloi Samuelin duke thënë: “…unë e kam refuzuar…” Zoti nuk tha: “Nuk e kam zgjedhur”; nëse Ai do thoshte këtë, do të kishte qenë në rregull, sepse Ai kishte të drejtë të zgjedhte këdo që Ai donte të ishte mbret.

Megjithatë, ai tha: “ unë e kam refuzuar “, që do të thotë se Ai e kishte konsideruar Eliabin dhe e gjeti të papërshtatshëm. Perëndia duhet të ketë parë diçka në zemrën e tij që e bëri atë të papërshtatshëm për jetë mbreti; asnjë nga vëllezërit e tij nuk u zgjodhen gjithashtu. Davidi, i cili në atë kohë ishte duke kullotur kopenë e atit të tij, u ftua më pas, dhe sapo arriti, Perëndia i tha: “Samuel, ngrihu dhe vajose, ky është ai.” Çfarë pa Perëndia në Davidin? Pse e donte Perëndia atë?

Përgjigja është në dëshminë e mrekullueshme të Perëndisë për Davidin në Veprat 13:22. Ai tha: “…Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia.” Davidi ishte një njeri zemra e të cilit ishte sipas Perëndisë. Disa nga veprimet e tij mund të mos kenë qenë përfekte, por zemra e tij ishte e përsosur ndaj Perëndisë. Zemra juaj është aq e rëndësishme për Perëndinë, ajo është vendi ku ai përpiqet për të punuar. Ai tha “Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia” (Fjalët e Urta 23:26). Ju duhet të shikoni zemrën tuaj, dhe ti shërbeni Perëndisë me zemër të pastër.

Një zemër e përsosur është ajo që kërkon Perëndinë, dhe dëshiron t’i pëlqej Atij në çdo gjë; një zemër që është pas Fjalës së Tij. Qëndrimi juaj ndaj Zotit dhe për të shërbyer në Mbretërinë e Tij, duhet të jetë e frymëzuar dhe e reflektuar nga dashuria e Tij.

Prandaj, shqyrtoni veten tuaj me anë të Fjalës vazhdimisht, dhe sigurohuni se nuk ka ndonjë rrënjë të hidhur, a ligësi ose zemërim në zemrën tuaj.

Lutje

Faleminderit, Zot, që më ke dhënë Fjalën tënde. Fjala jote është e vërteta që e shenjtëron zemrën time dhe e bën të përsosur për ty. Gjërsa unë meditoj dhe deklarojë fjalën tënde, ajo e ndërton karakterin tim, dhe jeta ime transformohet nga lavdia në lavdi, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Kronikave 16:9; Fjalët e Urta 4:23
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Apostujve 3:1-26 2 Kronikave
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 2:8-17 Kantiku I Kantikeve 3-4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento