Edukimi & Arsimimi

Të paisur për Mandat

Publikuar nga Korab Zhuja

Sepse unë dëshiroj fort t’ju shoh për t’ju komunikuar ndonjë dhunëti frymëror, që të fortësoheni.

Romakëve 1:11

Hosea 12:13 na tregon se “Me anë të një profeti, Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, dhe Izraeli u ruajt nga një profet.” Vini re, ai nuk tha, “… nga një engjëll”, por “…nga një profet . “Zoti i ruan apo e themelon popullin e Tij nëpërmjet shërbëtorve të Tij; Të zgjedhurit dhe shërbëtoret e tij të vajosur. Ai i pajis dhe i dërgon tek ata që Ai dëshiron ti bekoj. Efesianëve 4:11-12 thotë: “Dhe ai i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë; të tjerë si ungjilltarë; dhe të tjerë si barinj e mësues, për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit.“

Kjo na lejon të dimë se përse Pali mund të pohonte lirisht në letrën e tij drejtuar besimtarëve në Romë, “… dëshiroj fort t’ju shoh për t’ju komunikuar ndonjë dhunëti frymërore, që të fortësoheni.” Ai e dinte se ai ishte një kujdestar i të vërtetave hyjnore; e dinte gjithashtu se ai kishte diçka për të dhënë.

Një nga arsyet se ka të krishter te dobët sot është për shkak se ata nuk kanë marr ndonjë dhunëti frymërore. Lexoni edhe një herë, arsyeja qe Pali dëshironte ti shihte vëllezërit në Romë ishte për t’ju komunikuar ndonjë dhunti frymërore që të fortësoheshin. Nëpërmjet shërbesës së fjalës, dhe dhunëtisë se Frymës, njerëzit e Perëndsë të forchen dhe të themelohen në të vërtetën. 1 Korintasve 4:20 thotë, “sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.” Ungjilli është më shumë se fjalë; fuqia e tij duhet të demonstrohet.

Pali tha tek 1 Korintasve 2:4, “Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë.” Pra, si të krishterë, dhe si shërbestar të Ungjillit, ne kemi diçka me të cilën e bekojmë dhe e transformojmë botën tonë. Ne jemi përhapës të bekimeve të Perëndisë.

Perëndia ju ka pajisur me hir dhe aftësi të veçanta sipas vullnetit Tij, dhe në bazë të thirrjes së tij në jetën tuaj. Ai ju ka pajisur për atë që ju ka thirrur të bëni. Ju keni atë që ju nevojitet. Prandaj, bëni diçka me atë që keni. 2 Korintasve 4:7 thotë, “Por ne e kemi këtë thesar në enë prej balte…” Bëni diçka me vajosjen; duke ju shërbyer të tjerëve, bëni atë në fuqinë e Frymës së Shenjtë!

Lutje

At i dashur, të falënderoj që më ke dhënë një zemër të ndershme që i përgjigjet Fjalës tënde. Gjërsa marrë nga fjala jote, zemra ime pajiset me dhunti frymërore dhe pajisem në mënyrë të rregullt për të bërë gjëra të mëdha me anë të Ungjillit të Krishtit, për lëvdim dhe lavdi të Emrit tënd, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Marku 16:20; Veprat 10:38; 2 Korintasve 3:6; Hebrenjve 2:4
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 4:32-5:1-11 2 Kronikave 20-22
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 3:11-18 Kantiku I Kantikeve 7-8

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento