Kisha & Besimi

Kisha është në Marshim

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.

Mateu 16:18

Gjatë viteve, Kisha e Jezu Krishtit ka vazhduar në rritje më të fuqishme, duke marshuar në lavdi, pavarësisht shumë përndjekjeve dhe kudërshtive të orkestruara kundër saj nga armiku. Kisha ka qëndruar e pandalshme deri më sot, dhe do të mbetet kështu përherë, sepse ky ishte kuptimi kur Zoti tha: “…Unë do të ndërtoj kishën time; dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.“

Fjala “Dyert” në gjuhën profetike është simbolik e pushtetit dhe sundimit. Pra, fuqitë e ferrit, sundimi i ferrit, nuk do fitojnë dhe nuk mund të fitojnë kundër Kishës. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të bëjnë ata. Kisha, që nga fillimi ka mbijetuar dhe përballuar shumë përsekutime të tmerrshme. Ka pasur mbretër të cilët e kanë kërcënuar me asgjësim. Disa madje janë mburrur kur po përballëshin me Kishën se as historia nuk do ta kujtonte më, se ajo ka ekzistuar ndonjëherë. Por Kisha ka jetuar më gjatë se të gjithë ata.

Kisha gjithmonë do të ketë fitore. Ajo do të thërrmojë çdo opozitë, dhe do të ngadhnjejë mbi të gjithë ata që qëndrojnë kundër saj. Ky është bekimi mbi Kishën. Zoti Jezus i tha Saulit nga Tarsi, kur ai persekutonte Kishën, “…Éshtë e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave’’ (Veprat e Apostujve 26:14). Pastaj, të Luka 20:18 Ai tha: “Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet.’’

Kisha e Jezus Krishtit nuk është një organizatë njeriu; në fakt, ajo është një gjë e gjallë, dhe është e pashkatrrueshme. Nuk ka rëndësi furia e së keqes dhe ligësisë kundër Kishës nga Satanai dhe njerëzit e liqë dhe të pamend, asgjë nuk mund të ndaloj apo të pengojë rritjen dhe ndikimin e Kishës në mbarë botën. Nuk ka frikë të mjaftueshme, mosbesim, dyshim, ose përndjekje që mund të fitoj kundër Kishës.

Të qenurit të rilindur, ju i përkisni Kishës, dhe jeni të pathyeshëm. Fitorja është e juaja, pavarësishtë se çfarë mund’ju ndodh. Mund të ju fusin në “burgun” më të thellë madje edhe tani; mu aty deklaroni, se “më i madh është ai që është në mua se ai që është në botë.” Fjala është garancia për t’ju ngritur ju mbi, dhe për t’ju çuar në fitore. Aleluja!

Pohim

Unë i përkas Krishtit; në Të jetoj, lëviz dhe jam. Nuk do t’me ndodhë asnjë e keqe; asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sime. Unë jam fuqizuar në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij. Asnjë armë e sajuar kundër meje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër meje për të më gjykur është e dënuar në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Isaia 11:9; Mateu 21:12-14; 1 Timoteut 3:15
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 5:12-42 2 Kronikave 23-25
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 4:1-6 Isaia 1


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento