Kisha & Besimi

Zbrit nga Barka!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Ai tha: “Eja!’’. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.

Mateu 14:29

Te Mateu 14, Jezusi eci mbi ujë dhe më ketë na tregoi diçka të mrekullueshme për jetën e besimit; është jeta e Frymës në të cilen jemi thirrur për ta jetuar. Kur dishepujt e panë Atë duke ecur mbi det, ishin të frikësuar, duke menduar se ishte një fantazmë. Megjithatë, Jezusi i qetësoi nga frika e tyre dhe tha: “… jam unë, mos kini frikë” (Mateu 14:27).

Kur Pjetri e dëgjoi zërin e Mësuesit, ai foli: “…Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra” (Mateu 14:29). Jezusi e urdhëroi dhe i tha: “`Eja!’’. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi. Menjëherë pas kësaj, Pjetri duke parë erën e fortë, kishte frikë, filloi të fundosej; frika kaploi zemrën e tij dhe shpërndau besimin e tij.

Të ecurit mbi ujë është një jetë e Frymës, ku ju nuk konsideroni asgjë tjetër, përveq Fjalës së Perëndisë. Është ajo kur ju dilni nga zona e rehatisë dhe sigurisë se anijes, dhe merrni hapat tuaja në bazë të Fjalës së Perëndisë. Ka shumë që në vend se të fillojnë në besim, zgjedhin të qëndrojnë në barkë si dishepujt e tjerë. Paramendoni se sa e lavdishme do të ishte nëse të gjithë dishepujt do të bënin hapa besimi dhe të ecnin mbi ujë, kur Mjeshtri tha: “Eja!”

Jini të shpejtë dhe të guximshëm për ta vepruar besimin tuaj. Ka shumë më shumë për ju që të gëzoni në Perëndinë. Mos qëndroni në të njëjtin nivel; rrisni besimin tuaj. Përdorni dhe ushtroni besimin tuaj. Në momentin që ju merrni hapin e besimit në ato që Perëndia ju ka kërkuar të bëni, refuzoni së shqetësuari; vendosni shikimin tuaj në Jezusin. Pjetri doli nga barka në besim dhe eci mbi ujë. Megjithatë, pasi ai tërhoqi shikimin e tij nga Zoti, filloi të fundosej.

Hebrenjve 12:2 thotë, “Duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit…” Kjo do të thotë të largoni shikimin nga çdo gjë tjetër, dhe të vëni shikimin në Jezusin. Të vetëdijshem se shikoni përtej të gjitha problemeve dhe kufizimeve, dhe fokusoni shikimin tuaj në realitetet e Fjalës Tij. Refuzoni ti merrni në konsideratë apo të ndikoheni nga rrethanat e vështira; qëndroni të fokusuar në Fjalën. Leni botën jashtë dhe mos shikoni asgjë përveq Perëndisë.

Lutje

At i dashur të falënderoj për bekimin qe vepron në të vepruarit në Fjalën tënde. Unë bëjë përparim me anë të Fjalës sot, i sigurt në aftësinë e saj për t’më ngritur mua lartë dhe të shkëlqej në gjithçka që bëj. Unë jam në një udhëtim lart dhe përpara të suksesit dhe fitores; i pozicionuar për lavdi dhe përsosmëri, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Hebrenjt 11:6; Romaket 12:3; 2 Korintasve 4:17-18
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 8:9-40 2 Kronikave 33-34
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 6:1-10 Isaia 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento