Kisha & Besimi

Vlerësoni gjërat Frymërore

Publikuar nga Korab Zhuja

Esau tha: “Ja unë jam duke vdekur, ç’dobi kam nga parëbirnia?”

Zanafilla 25:32

Abdia 1:21 na tregon diçka të mrekullueshme ; ku thotë: Atëherë disa çlirimtarë do të ngjiten në malin e Sionit për të gjykuar malin e Esaut. Esau përfaqëson të papërëndishmit, profanet, ata qe udhëhiqen nga mishi dhe shqisat fizike; ata të cilet nuk i vlerësojnë gjërat frymore. Njerëzit e tillë, Bibla thotë se janë mishit nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë (Romakëve 8:8).

Esau ishte vëllai më i madh i Jakobit, dhe për shkak se ishte profan, ai i shiti Jakobit parëbirninë e tij për një tas supë. Implikimi frymor i veprimit të tij nuk duket se pati mjaft ndikim mbi të, në atë kohë. Kjo nuk kishte të bënte shumë me ushqimin që hëngri; por ishte mbi përbuzjen e tij për gjërat frymore. E drejta e parëbirnisë ishte frymërore. Përmbante një bekim të veçantë. Esau ia shiti atë vëllait të tij më të ri, për shkak të ushqimit. Çfarë ai dëshironte ishin kënaqësitë fizike: ato që ai mund ti prekte, shijonte, ose të ndjente në atë moment. Dhe e mori atë. Ai e bëri një zgjedhje mishi mbi atë që ishtë frymërore.

Jakobi, nga ana tjetër, ishte i zgjuar. Ai e donte bekimin, dhe ai e mori atë. Bekimi është një diçka që nuk shihet. Shqisat nuk mund ta perceptojnë bekimin. Çfarë ju mund të shihni në lidhje me bekimin janë rezultatet e bekimit. është ashtu si vajosja e Frymës së Perëndisë; ju nuk mund të shihni apo prekni vajosjen, por është e vërtetë, dhe e mbinatyrshme.

Ka ca të tillë sot që nuk kanë asnjë vlerësim për gjërat frymërore; ata janë si Esau. Më parë do të qëndrojnë në shtëpi për të parë një ngjarje sportive në kohën kur ata duhet të jenë në Kishë. Më tepër duanë të angazhohen në gjëra sociale gjatë kohës kur duhet të luten. Këto janë të krishterë të mishit. Çfarë jetë jeni duke jetuar? Cilat janë gjërat e rëndësishme për ju? Cili është pasioni juaj? A do të thotë diçka gjaku i Jezusit që është derdhur në kryq për ju? A meditoni shpesh mbi sakrificën e Tij të bërë në vendin tuaj? A jeni ulur për të menduar dhe për të kuptuar dashurinë e Perëndisë të demonstruar ndaj jush? A sundon Ai çdo ditë në jetën tuaj?

Lejoni që Krishti, dhe mbretëria e lavdishme e Tij të jetë gjithçka, që me të vërtetë ka rëndësi për ju. Pasioni juaj le të jetë për gjërat frymërore, dhe dashuria për Zotin(Mjeshtrin), të jetë e dukshme në çdo gjë që bëni.

Lutje

I Hirshmi dhe i dashuri At, të falënderoj për dashurinë tënde për mua dhe për lavdinë tënde qe është e dukshme në mua. Falemnderit për Zotërimin dhe qeverisjen tënde mbi jetën time, dhe për urtësinë tënde qe me udhëzon gjithnjë në vullnetin tënd të përsosur. Jeta ime është për lavdinë tënde tani dhe përherë në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim Vijues

  • Hebrenjt 12:15-17; Marku 6:33; Kolosianeve 3:2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 12 & Nehemia 4-6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 9:1-10 & Isaia 14

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento