Kisha & Besimi

Ai i drejton hapat tuaja

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.

Galatasëve 5:25

Të ecurit në Frymë është të ecësh në dritën e Fjalës së Perëndisë. Kur ecni në Frymë, pavarësisht se çfarë do t’u thonë ndjenjat tuaja, do të jeni në gjendje të kuptoni se në cilin drejtim dëshiron Perëndia të shkoni. Ka shumë qe jetojnë të pasigurt. Por ju si bijë të Perëndisë, Fryma e Perëndisë është në jetën tuaj për t’ju drejtuar dhe udhëzuar në vullnetin e përsosur të Perëndisë, larg dështimit, mundjes dhe çdo gjëje që lëndon.

Mësoni të jetoni sipas Frymës. Gjoni tha të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë (1 Gjonit 1:7). Dhe Jezusi tha: Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës ‘(Gjoni 8:12). Për ta ndjekur Jezusin është të ecesh në përputhje me Fjalën e Tij dhe në drejtimin e Frymës se Perëndisë për jetën tuaj. Lejoni Atë për t’ju udhëzuar. Në punën tuaj Ai mund t’ju tregoj se çfarë për të bërë; njëjtë si me familjen, shëndetin, financat, dhe sferat e tjera të jetës tuaj. E gjitha që ju duhet është ti nënshtroheni Atij.

Ai është mbrojtja juaj, mburoja juaj. Ai është guximi dhe forca juaj, aftësia juaj. Jeta e të krishterëve e cila është përplot me luftra, ata kanë një problem të madh: të cilet ende duhet lejuar që Fryma e Shenjtë të marrë sundim të plotë në jetën e tyre. Ju jeni sjellur në një jetë të jashtëzakonshme prehje, lavdie, mundësish dhe fitoresh pafund, atëherë kur keni lindur përsëri, dhe Fryma e Shenjtë është Ai për t’ju udhëhequr dhe për t’ju udhëzuar në rrugën e përcaktuar nga Perëndia për ju, në të cilen duhet të ecni!

Kur Ai është në përgjegjësi të jetës tuaj, rrethanat dhe situatat gjithmonë do të veprojnë në favorin tuaj. Ai do të sjellë përfektshmëri në jetën tuaj. Do të bëjë të kaloni nga një forcë tek tjetra, nga hiri në hir, nga besimi në besim, dhe nga një nivel i madhështisë në një tjetër. Besojini Atij me jetën tuaj. Ia besoni planet e jetës tuaj, dhe Ai do t’ju çojë nëpërmjet tyre me fitore. Gëzimi i Tij për ju është të jeni një sukses dhe të jetoni fitimtar çdo ditë.

Lutje

I dashur Zot, faleminderit që më ke treguar shtegun e jetës, në të cilin ka lavdi, bollëk, shëndet, paqe dhe përmbushje. Unë eci në dritë, sepse Fjala jote është një llambë për të më drejtuar, dhe dritë për shtegun tim! I nënshtrohem udhëheqjes dhe sundimit të Frymës tënde gjithnjë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Galatasve 5:16; Isaia 58:11; Romaket 8:14
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 13:1-12 & Nehemia 7-8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 9:11-15 & Isaia 15-16

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento