Kisha & Besimi

Virtytet e Tij në frymën tuaj

Publikuar nga Korab Zhuja

Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë (ri-ndezesh thëngjijtë, ti frysh flakës, për të mbajtur të ndezur) dhuratën e (hirshme) të Perëndisë, (zjarrin e brendshëm) që është në ty me anë të vënies së duarve të mia (me pleqtë e tjerë në dedikimin tënd).

2 Timoteut 1:6

Si të krishterë, ne nuk jemi të zakonshëm. Jezusi tha: “… sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu po ju dërgoj ju.” (Gjoni 20:21). Ai na dha pushtet dhe autoritet për të shërbyer dhe të bëhemi bekim për botën. Pali tha: “… dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.” (2 Korintasve 4: 7). Ne mund tu shërbejnë të sëmurëve, të shtypurëve, të deshpëruarve, dhe ta kalojmë mirësinë nga ne tek ata. Fuqia e Perëndisë është brenda nesh që të burojë nga ne tek ata që kanë nevojë për Perëndinë në jetën e tyre.

Kjo është arsyeja pse duhet te lini kohë për të ndezur fuqinë e Frymës brenda jush përsëri dhe përsëri; mbushuni me Frymë gjithmonë! Efesianëve 5:18 thotë, “… mbushuni me Frymë vazhdimisht (ISV); jo vetëm një herë, por vazhdimisht. Ruani shkëlqimin e Frymës në jetën tuaj; mbajeni zjarrin e Tij të ndezur me intensitet të pashueshëm. Vishuni dhe mbështilluni plotësisht me Frymën gjatë gjithë kohës. Para se të dilni nga shtepia, “vishuni” me Frymën e Shenjtë! Zhytuni në Të, dhe nëse përballeni me ndonjë krizë, fuqia e Tij në ju do të aktivizohet, për Lavdinë eTij.

Nxitni këtë fuqi gjithmonë duke folur në gjuhë ,duke medituar dhe jetuar me Fjalën. Lavdia e Tij qëndron në Fjalën; duke jetuar prej Fjalës, me Fjalën nëpërmjet Fjalës ju do të bëni që lavdia dhe fuqia e Tij të manifestohet tek ju dhe përreth jush. Qoftë i bekuar Perëndia!

Lutje

At i dashur, të falënderoj për praninë e Frymës Shenjtë në jetën time, dhe fuqinë vepruese në mua dhe nëpërmjet meje. Krishti jeton në mua, dhe unë jam shtrirja e tij në botë sot, për të prekur, shëruar, bekuar, forcuar dhe ngritur. Marr nga dobia e ketij privilegji hyjnor për të manifestuar virtytet e lavdishme qe janë në frymën time tek të tjerët, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Luka 6:19; Mikea 3:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 7 Amos 5-9
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 13:11-18 Mikea 7

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento