Kisha & Besimi

Mendimet e mundësive

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe Jezusi i tha: Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson.

Marku 9:23

Imagjinoni dikë që mjeket i kanë thënë se do të vdesë. Nëse ky njeri dëgjon dhe beson në dashurinë e Perëndisë, do të mbushet me shpresë dhe menjëherë do të filloj të shoh mundësinë e një shprese. Bibla thotë: “… Por shpresa nuk turpëron …” (Romakëve 5: 5); me fjalë të tjera, shpresa që është spirancë në Fjalën e Perëndisë nuk do të thyhet.

Kjo është arsyeja pse duhet vazhdimisht të predikoni dhe tu mësoni të tjerëve rreth dashurisë se Atit, në mënyrë që njerëzit e botës të kenë mundësi të dëgjojne dhe të guxojnë të besojnë, që shpresa mund të lulëzojë në zemrat e tyre. Nëse dëgjojnë vazhdimisht dhe meditojnë mbi mesazhin e dashurisë së Tij, shpresa e tyre do të kthehet në besim. Pavarësisht se në çfarë gjendje te vështirë, te patregueshme që mund të jenë, në qoftë se besojnë në dashurinë e Perëndisë, gjendja do te ndryshojë.

Dikush mund të thotë, “Për sa kohë që mbaj mend, kam qenë në të njëjtën gjëndje të tmerrshme; kam bërë gjithçka që di, të gjitha pa dobi. “E pra, së pari, ky mund të jetë ku qëndron problemi; fakti që keni bërë vetëm ato që dini të bëni. Ju duhet të bëni gjera te tjera që ndoshta nuk i keni bërë, si përshembul te drejtoni mendimet në lidhje me gjëndjen tuaj në mënyrë te tille që të shikoni mundësinë e një ndryshimi.

Me Zotin, nuk ka gjëra të tilla si përshembull situata të pashpresa. Per sa kohë që besoni në Të, në dashurinë, dhe aftësinë e Tij për tju vënë juve mbi gjithshka, mund të perjetoni një mrekulli. Dashuria sjell shpresë. Dashuria frymëzon besim. Perëndia ju do dhe Ai tashmë ka bërë sakrificen sublime për ju. Romakëve 8:32 thotë, “Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” Ky është një “ushqim” i rëndësishëm për mendimet tuaja. Duhet t’ju jap mentalitetin e mundësive, fitoreve, rritjes, dhe bollëkut.

Mendoni, besoni dhe pranoni se mrekullia e shërimit që dëshironi jo vetëm që është e mundshme, por tashmë ju është dhënë. 2 Pjetrit 1:3 thote se Ai na ka dhuruar të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë. Hiqni dorë nga të përpjekurit me forcat tuaja. Mos u mundoni të bëni gjërat të ndodhin sepse tashmë Ai i ka bërë të gjitha gjërat të tuajat. (1Korintasve 3:21). Besoni, merrni, dhe ecni në dritën e Fjalës së Tij. Haleluja.

Lutje

I dashur At, une përfitoj nga dashuria jote e madhe për mua, sepse unë e di se mbi të gjitha gjërat, Ti ke dëshirë që unë te kem sukses, shëndet, dhe të gëzoj jetën plotësisht. Unë prehem dhe pushoj në dashurinë tende, e cila frymëzon besim dhe shpresë në shpirtin tim, duke shkaktuar që unë të jetoj triumfalisht sot, dhe gjithmonë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Filipianeve 4:8; 1 Korintasve 3:21; 2 Pjetri 1:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 6 Amos 1-4
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 13:1-10 Mikea 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento