Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.
1 Korintasve 13:13
Kur Jezusi eci në tokë, mesazhi i Tij kishte diçka të veçantë dhe të ndryshme: ishte i karakterizuar nga tre virtyte thelbësore: besimi, shpresa dhe dashuria.
Kur Jezusi fliste, besimi behej i gjallë për ata që e dëgjonin. Ai prezantoi Atin tek njerëzit dhe zbuloi vullnetin e Atit për jetën e tyre. U bëri njerëzve te ditur çfarë Perëndia kishte bërë për ata dhe u tregoi se si të ecin në trashëgimin e tyre hyjnore.
Gjithashtu, Jezusi u dha njerëzve shpresë nëpermjet mesazhit te Tij; u dha një arsye për të besuar në të ardhmen dhe për ta bërë realitet.
Mesazhi i Tij gjithashtu shprehu dhe komunikoi dashurinë e Perëndisë. Jo vetëm foli fjalë bekimi tek njerëzit, por gjithashtu i preku dhe u lidh me ata me dashuri. I ndihmoi të kuptonin se Ati i ka dashur, me mënyren si Jezusi i deshi ata. Ai shfaqi “ Dashuri likuide-buruese”, qe nuk shteron. Kjo dashuri ndjehej në praninë e Tij. Edhe ata të cilet i qortoi e ndjenin dhe e përjetuan dashurinë e Jezusit. Ai ishte dashuria ne veprim.
Kjo tërhoqi edhe femijet e vegjël drejt Tij; ata vraponin tek Ai sa herë qe e shihnin. Turma nuk ndalonte së afruari rreth Tij; Ungjilli thotë,: “…Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje” ( Markuu 12:37.) Njerëz nga të gjitha anët erdhën tek Jezusi, e dëgjonin, dhe qendronin me Të, sepse në fjalët e Tij degjuan dhe panë dashuri. Në praninë e Tij, ata u ngushëlluan, u forcuan, u mbushën me shpresë, dhe besimi i tyre u bë i gjallë.
Si të krishter ose shërbestar të Ungjillit, në se dëshironi të keni të njëjtat rezultate që kishte Jezusi, këto tre virtyre duhet të jenë mbresëlënëse në jetën tuaj: besimi, shpresa dhe dashuria. Këto virtyte, duhet të shprehen në mënyrë të dukshme, në veprimet, fjalët, karakterin dhe sjelljen tuaj. Në ndarjen e Ungjillit, lejoni besimin të burojë nga ju tek dëgjuesit. Frymëzoni shpresë në zemrat e njerëzve, dhe mbi të gjitha, jepuni mundësinë të përjetojnë dashurinë e Jezusit, dhe të dinë në zemrat e tyre se Ai i do pa kushte. Aleluja!
Rrëfimi
Une jam i aftësuar, kompetent dhe efektiv në Ungjillin e Krishtit, dhe manifestoj virtutet e besimit, shpreses dhe dashurisë. Une perhap Ungjillin me zell, entuziazem dhe perkushtim; dashuria e Krishtit duket qarte ne veprimet e mia, degjohet ne fjalet e mia, shihet ne karakterin tim dhe reflektohet ne sjelljen time. Une sjell shpetimin tek njerezit kudo ne Emer te Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Hebrenjt 11:6; Romaket 5:2-5; Galatasve 5:5-6
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Gjoni 3:11-24 Ezekieli 47-48
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 6:1-10 Joeli 2
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org