Kisha & Besimi

Suksesi me anë të Frymës

Publikuar nga Korab Zhuja

Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time, thotë Zoti i ushtrive.

Zakaria 4:6

Suksesi në jetë dhe në çdo përpjekje nuk varet nga gjërat që prodhon ose mund të prodhojë forca apo fuqia fizike; suksesi i vërtetë qëndron në Frymë dhe me anë të Frymës. Suksesi nuk ka te bëje me çfarë ju bëni apo nuk bëni; ka te bëj me marrëdhënien tuaj me Frymën e Shenjtë; kjo është ajo që bën dallimin, dhe është faktori më i rëndësishëm për sukses. Bibla thotë: “Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë” (Romakëve 9:16).

Jeta është frymërore. Përderisa dhe nëse nuk ecni në sferën në të cilën ju ka sjellë Perëndia, dhe të funksioni në atë nivel, jeta do të jetë një udhëtim i vështirë. Përpjekjet tuaja do të jenë të kota. Por nëse keni marrëdhënie të pasionuar, intime me Frymën e Shenjtë; Ai do ti japë jetë çdo gjëje që bëni dhe do të sigurojë suksesin.

Psalmeti 1:3 përshkruan, “njeriun që është në shoqëri me Frymën e Shenjtë; i cili i drejtohet Atij për këshilla dhe frymëzim:” Dhe ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi”. Fryma e Shenjtë është garancia juaj për një jetë me sukses të përkryer dhe të pafund. Fryma e Shenjtë eshtë Ai që i jep lavdi jetës dhe sjell favore, ngritje, dhe hap dyert e bekimeve që askush nuk mund ti mbyllë. Ai është çfarë ju nevojitet.

Lejoni lavdinë e Krishtit te shkëlqejë frymën tuaj dhe të burojë nga ju, të jetë kjo që ju tërheq në jetë. Qëndroni në Të. Ai është gjithçka që ju duhet. Kujtoni fjalët e Jezusit: “ Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t`ju bëhet.” (Gjoni 15:7).

Lutje

I dashur At qiellor, të falenderoj për praninë e Frymës së Shenjtë në jetën time, i cili bën që unë të kryej dhe të ecë në vullnetin e përsosur të Perëndisë. Unë përjetoj, edhe tani, sigurimin dhe shërbesën e Frymës te jetë effektive në shërbesën e Ungjillit, duke bërë të njohur praninë e Perëndisë ne botën time, në Emër të Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Predikuesi 9:11; Gjoni 15:4-8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Gjoni 2:15-3:1-10 Ezekieli 45-46
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 5:1-14 Joeli 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento