Kisha & Besimi

Krishterimi është i bazuar mbi ringjalljen

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.

Romakëve 6:4

Nëse krishterimi do të ishte vetëm për shpëtimin nga mëkati, nuk do to kishte nevojë që Jezusi të ringjallej. Vdekja e Tij ne kryq do të ishte e mjaftueshme; Ai pagoi për mëkatet tona dhe garantoi pajtimin e plotë. Megjithatë, kjo quhet shpengim, jo krishterim!

Shpengimi është kur shpëton dikë duke paguar një çmim. Kështu kur Jezusi vdiq, Ai pagoi me jetën e Vet për shpengimin e njerëzve; pagoi për të gjithë njerëzimin; jo vetëm për të krishterët. Shikojeni ne këtë mënyrë: kur Jezusi u kryqëzua, në mëndjen e Zotit, ne gjithashtu u kryqëzuam (në Të), sepse Ai ishte përfaqësuesi ynë. Kur Ai thirri, “ U krye,” dhe dha shpirt, ne gjithashtu vdiqëm në Të.

Tani, ja ku qëndron diçka madhore, të cilën Satani nuk e parashikoi dot dhe ëngjëjt ende mahniten dhe kërkojne ta shqyrtojne: Krishterimi bazohet në ringjalljen e Jezusit. Ringjallja e Jezu Krishtit na dha diçka shumë më të madhe se sa shpengimin; na çoi në risinë e jetës. Ne jemi ringjallur së bashku me Krishtin ( Efesianëve 2:6)

Romakëve 10:9 thotë, “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.“ Kjo na bën të ditur se shpëtimi vjen nga besimi në ringjalljen e Zotit Jezu Krisht, dhe rrëfimi vijues se Ai është Zot. Kristian është dikush që identifikohet me Krishtin e ringjallur. I krishteri nuk ka te kaluar, sepse Ungjilli thote ne 2 Korintasve 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.“ që do të thotë se ai është krijesë e re, që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

Nuk është çudi që Jakobi deklaron se “Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij.” Duke qënë të lindur përsëri, pra, ju nuk qendroni vetem te “shpengimi”; ju jeni fryt i punës shpenguese të Krishtit. Shpengimi u realizua me vdekjen eTij, por krishterimi erdhi nga ringjallja. Aleluja!

Lutje

Ai i dashur, te falenderoj që më ke bërë një me Krishtin. Une jam krijesë e re dhe eci në risinë e jetës, i vetëdijshëm se jam ngritur së bashku me Krishtin, dhe ulur bashkë me Të në vendin e fitores, autoritetit dhe zotërimit për gjithmonë, në Emër të Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 5:17; Galatasve 2:20
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Gjoni 4 Danieli 1-2
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 6:11-17 Joeli 3

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento