Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.
2 Timoteut 2:15
Bibla thotë “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 Timotut 3:16-17). Më lejoni të shpjegoj shkurtimisht fjalën e theksuar, “përkryer.” Në Dhiatën e Re, ka disa fjalë të përkthyera të ndryshme nga greqishtja për fjalën «të përkryer.” Kjo veçanërisht është përkthyer nga fjala “artios”, e cila në fakt do të thotë “një freski në plotësi.“
Për shembull, ju mund të thoni, “plotësisht i freskët” ose “tani kompletë i freskët”; dy shprehje janë të ngjashme me fjalën “i freskët.” Është sikur të thoni në mënyrën e të folurit kompjuterike, “Unë kam freskuar verzionin e fundit ose një aplikacion të caktuar apo softwerin. 2 Timoteut 3:16-17 është duke thënë se i krishteri, nëpërmjet shkrimeve, do të ketë jetën e tij të “freskuar” dhe të ndërtuar gjatë tërë kohës. Ai do të ketë informacionet e fundit frymore dhe të jetë në akordim me Frymën, gjatë tërë kohës.
Besimtarët të cilët nuk i janë përkushtuar studimit të Fjalës nuk janë të freskuar; ata janë “version i vjetër” i krishterë. Mbreti Jakob përdor termin “përkryer”, por kjo do të thotë “të përkryer tani”; “ të freskët”, në të tanishmen. Besimtari i “freskuar” është ai i cili është i pajisur tërësisht për çdo vepër të mirë, sepse dituria e Tij është “e kompletuar.” Në Mateun 13:52, ne lexojmë se “…çdo skrib, që është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra.”
I krishteri i “freskuar” nxjerr jashtë nga thesari i tij të dyja të rejat dhe të vjetrat; ai i merr të freskëta informacionet më të reja të përditshme dhe plus të gjitha informacionet e vjetra! Perëndia pret qe ju të rriteni vazhdimisht në njohuri dhe në të kuptuarit e Fjalës, sepse “…ai është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjëve 11:6).
Klauzola e theksuar nuk do të thotë të kërkosh për Perëndinë në kuptimin literal; kjo do të thotë të studiosh Fjalën për të njohur dhe të zbuluar më shumë për Të. Sa më shumë që studjoni Fjalën, aq më tepër zbuloni natyrën e Tij, dhe Ai do shfaq veten ndaj jush me lavdi në rritje.
Lutje
Fjala jote o Zot, është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim! Nëpërmjet Fjalës tënde, besimi im forcohet dhe jeta ime ndërtohet! Sytë e të kuptuarit tim janë ndriçuar, dhe mendja ime është përtërirë dhe ngritur për të menduar në nivelin tënd, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Hosea 6:3; 1 Timoteut 4:15-16
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 24:1-27 Psalmet 1-6
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 9:10-17 Jozeu 12
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org