Edukimi & Arsimimi

Jini të përmbajtur!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë, diturisë vetkontroll…

2 Pjetrit 1:5-6

Vetë-përmbajtja” është një fjalë greke, “egkrateia”, që do të thotë vetë-kontroll; aftësia për të mbajtur veten në kontroll. Kjo është e lidhur me çdo fushë të jetës tuaj, si bijë të Perëndisë, dhe gjëja e bukur është se nuk keni nevoj t’i luteni Perëndisë për t’ju dhënë aftësisnë për vetë-kontroll; ajo është një nga frytet e frymës së njeriut të rikrijuar.

Vargu ynë hyrës në mënyrë të qartë ju lejon të kuptoni se nuk jeni “mangët” në vetë-kontroll, sepse ai përdor foljen “shtuar”; që thotë se ju duhet ti shtoni njohurisë vetë-përmbajtjen. Ju nuk mund të shtoni atë në qoftë se nuk e keni! |Ajo është në frymën tuaj! Kur një i krishterë thotë: “nuk e di pse unë nuk mund të kontrollojë veten time”, ai apo ajo ka refuzuar të pranojë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Kur keni pranuar Krishtin në jetën tuaj, fryma juaj është aftësuar me vetë-kontroll. Prandaj, ju duhet të mësoni për ti marrë përgjegjësitë e jetës tuaj nga fryma juaj!

Bibla thotë: “Ai që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure” (Fjalët e Urta 25:28). Refuzoni së lejuari që diçka t’ju shqetësoi, ngacmoi apo acaroi! Mësoni vlerën e durimit. Në një situatë kur ata qe janë rreth jush presin të shpërtheni përmbani veten! Ushtroni vetëpërmbajtje. Kështu mund të sundoni mbi frymën tuaj atëherë kur jeni provokuar, ju papritmas shfaqni një buzëqeshje dhe qëndroni të qetë.

Çfarë nëse keni një ves varëshmërie nga i cili doni të liroheni? Përmbajtje është në ju për të fituar mbi varëshmerit. Bibla thotë: “Sepse mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju” (Romakëve 6:14). Ti thoni vetes tuaj: “Unë nuk do ta bëj këtë gjë, sepse mëkati nuk mund të zotëroj mbi mua.” Mos i flisni vesit, por i flisni vetes tuaj; bisedoni me frymën tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të lironi veten nga çdo gjë që është nga mishi, sepse ju keni kontroll nga brendia.

Pohim

Unë nuk jam i nënshtruar ndaj dëshirave të kësaj bote, sepse kam pushtet mbi mëkatin! Unë jam i përmbajtur, dinjitozë, i shëndoshë në besim, fryma ime shpirti dhe trupi im i janë dhënë Zotit si mjete drejtësie për lavdinë e Tij. Haleluja!

Studim Vijues

  • 1 Korintasve 9:27; Romakëve 8:13; Romakëve 13:14
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 25:1-12 Psalmet 7-10
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 9:18-27 Jozeu 121

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento