Kisha & Besimi

Trashëgimia juaj është në madhështi!

Publikuar nga Korab Zhuja

Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.

Galatasve 3:29

Perëndia i tha Abrahamit, “…Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim” (Zanafilla 12:1-2). Dhe Hebrenjve 11:8 na tregon se “Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis…” Abrahami iu bind Perëndisë dhe e mori premtimin!

Premtimi nuk ishte vetëm për Abrahamin, por për atë dhe pasardhjen e tij, dhe Krishti është pasardhësi. Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit. Kur u rilindet, fara e madhështisë është mbjellur në ju, në frymën tuaj. Madhështia është trashëgimia juaj.

Është si ajo që shumë njerëz e thonë sot për Judenjt; se ata janë padiskutim njerëzit më të suksesshëm në faqen e dheut, dhe ky është një fakt. Arsyeja që ata janë të suksesshëm nuk është larg të vërtetës; kjo ka të bëjë me atë se kush ata janë; origjinën e tyre. Ata janë të ndërgjegjshëm për lidhjen e tyre me besëlidhjes abrahamike. Judenjt janë të vetëdijshëm për premtimin e Perëndisë për ata si popull, dhe për këtë arsye e kanë mentalitetin se “çfardo që të ndodhë, unë do të jem i suksesshëm.”

Megjithatë, Bibla na thotë se, “Në fakt Jude nuk është ai që duket i tillë nga jashtë… por Jude është ai që është i tillë përbrenda…” (Romakëve 2:28-29). Kjo ju tregon diçka: Kisha është pasardhësi i zgjedhur i vërtetë. Gjithçka që ishte premtuar për judenjt në Dhiatën e vjetër, dhe shumë më tepër na është dhënë ne, krijesës së re.

Dhiata e Re pjesë e së cilës jemi është e themeluar mbi premtime më të mira (Hebrenjve 8:6). Pra, ndryshe nga bijtë e Izraelit, madhështia e të cilëve ishte parakusht i bindjes së tyre ndaj ligjit, ndersa ne, krijesa e re në Krishtin, kemi lindur në madhështi; kjo është trashëgimia juaj në Krishtin.

Pohim

Unë i përkas Krishtit, dhe për këtë arsye unë jam pasardhës i Abrahamit dhe trashëgimtar sipas premtimit. Fara e madhështisë është në frymën time. Jeta ime është dëshmi e urtësisë dhe drejtësisë se Perëndisë! Krishti është i lartësuar dhe i lavdëruar në mua sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Zanafilla 15:5; 2 Korintasve 5:7
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 23:12-35 Jobi 40-42
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 9:1-9 Jozeu 11

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento