Kisha & Besimi

Satanai ka rënë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe ai u tha atyre: Unë e shikoja satanin që po binte nga qielli si një rrufe.

Luka 10:18

Ka një shkrim në Bibël, ku skribët akuzuan Jezusin sepse dëbonte demonët nëpërmjet princit të demonëve, Beelzebubit. Në përgjigjen e Tij, Jezusi u beri një pyetje interesante: “Si mund satani të dëbojë Satanin?” Tek Mateu 12: 25-26, Jezusi tha: “Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: “Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë. Atëherë, në qoftë se Satani dëbon satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?. “

Ajo që Jezusi bën të ditur është se satani ka një mbretëri të strukturuar që nuk është e përçarë; ai ka engjëj të rënë. Tek Marku 3:27, Ai thote: “ Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe tia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund tia plaçkisë shtëpinë.” Duke folur akoma për të njëjtën temë. Ai po thotë përveqse se Ai (Jezusi) ka pushtet mbi satanin, ndryshe Ai nuk do mund të hynte në shtëpinë e satanit për ta plaçkitur. Me fjalë të tjera, Ai ka më tepër fuqi se Beelzebubi, dhe kjo është arsyeja që Ai mund ti dëbojë.

Ka disa fakte të caktuara që duhen mbajtur mënd ketu; së pari, pavarësisht mbretërisë së strukturuar dhe të gjithë engjëjve të tij, satani ka rënë! Ai është një armik i mundur. Ai nuk është në asnjë mënyrë një faktor për besimtarin, sepse e ka humbur autoritetin e tij. Ju jeni superior ndaj tij; prandaj, mos i jepni vend apo shans në jetën tuaj. Mos mirëprisni mendimet e tij negative. Refuzoni të keni frikë. Përdorni Fjalën. Shpallni shendetin dhe shërimin tuaj.

Perëndia ka bërë tashmë çdo gjë qe është e nevojshme në lidhje me djallin; tani është përgjegjësia juaj ta rezistoni dhe ta mbani nën këmbët tuaja. Bibla thotë kundërshtoni djallin dhe ai do të ikë nga ju (Jakobi 4:7). Rezistojini duke rrefyer vazhdimisht Fjalën e Perëndisë. Mos u lut: “O Perëndi, të lutem ndaloje satanin!” Jo. Ju jeni ai që largoni satanin nga mjedisi juaj, dhe refuzoni se lënuri atë të ketë pikëmbështetje në jetën tuaj.

Rrëfimi

Unë jam në gatishmëri, dhe qëndroj i patundur në besim kundër të gjitha manipulimeve te kundërshtarit! Fjala e Perëndisë është në zemrën dhe në gojën time, me të cilën unë mbizotëroj mbi djallin dhe rrethanat. Unë jam fitimtar në Krishtin Jezus. E kam mundur Satanin dhe botën. Jeta ime është e lavdishme. Qoftë i bekuar Perëndia.

Studim Vijues

  • Jakobi 4:7; Efesianve 6:11; 1 Gjoni 3:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 2:18-3:1-6 Osea 3-6
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 11:1-10 Jona 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento