Edukimi & Arsimimi

Mbroje vizionin tend

Publikuar nga Korab Zhuja

Jini të matur dhe mos tregoni çdo gjë që dini…

Fjalet e Urta 12:23

Kur ecni me Zotin, Ai ju jep vizione për të ardhmen; vizione për jetën tuaj, gjërat që ai dëshiron ti kryej përmes jush. Ai bën të shihni të ardhmen në mënyrë që të drejtoheni drejt asaj të ardhme. Të tjerët mund të mos e shikojnë atë që shihni ju ose mund të mos dinë të ardhmen në të cilën Perëndia po ju drejton. Megjithatë, disa përpiqen tu tregojnë të gjithëve se çfarë Perëndia u ka zbuluar për të ardhmen e tyre. Kjo e gjitha do të ishte gabim; përveçse në rastet kur me të vërtetë është Ai që ju drejton të flisni.

Kuptoni se Satani nuk e di se çfarë shihni ju, derisa ju i thoni ato vetë; ai nuk i di të gjitha gjërat. Kur ai dëgjon rreth asaj që ju shihni, atëherë fillon me intriga dhe planifikon të të ndalojë. Ka nga ata njerëz të cilët, për shkak se nuk mund të mbajnë disa gjëra për veten e tyre, kanë humbur idenë e bukur që kanë marrë nga Fryma. Pasi kanë marr idenë për diçka, kanë filluar tu flasin njerëzve rreth saj, dhe Satani e ka nuhatur dhe ka hartuar mjete për të ndaluar që kjo ide të bëhet realitet. Mos i jepni atë shans.

Tema e vargut tone thotë: “Jini të matur dhe mos tregoni çdo gjë qe dini….” Mos ua tregoni gjithmonë planet tuaja jo të krishterëve.

Çfarëdo ideje që ju jep Perëndia, filloni vet se pari me të, përpara se te flisni; se ndryshe ndoshta kurr s’do filloni. Dhe jo për shkakun se njerëzit e dinë vizionin tuaj apo edhe djalli mund t’ju ndalojë; jo. Por për shkak se ka një frymë që punon me ta; një lloj i caktuar negativizmi mund të burojë prej tyre që mund të spërkasë zellin tuaj, në qoftë se nuk jeni të kujdesshëm. Pra, jini frymërisht te zgjuar. Bibla thotë: “Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë” (Fjalët e Urta 21:23).

Lutje

I dashur At, të falënderoj për vizionet e nje të ardhme të mrekullueshme që ti ke për mua. Zemra ime është mbushur me dritë, për të parë, kuptuar, dhe për të kapur të ardhmen time të lavdishme në Krishtin. Unë ndjek udhëheqjen e Frymës Shenjtë, ndërkohë që Ai më zbulon planet dhe strategjitë e Tij për realizimin e ideve qe ti me jep për sukses në jetë dhe shërbesë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Fjalët e urta 3:32; Amos 3:7
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 2:1-17 Osea 1-2
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 10:1-11 Abdia 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento