Kisha & Besimi

Rregulli Hyjnor

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara.

Kronikave 15:13

Ka një gjë të tillë siq është rregulli hyjnor. Rregulli këtu, është një formë e përshkruar si një shërbesë apo rit fetar. Nëpërmjet shkrimit të shenjtë, ne shohim se Zoti vendosi urdhra të caktuara dhe modele për shërbesa të ndryshme të rëndësishme frymore. Edhe shërbestarët dhe profetët, priftërinjtë dhe mbretërit kishin urdhra hyjnore për ti drejtuar veprimet e tyre dhe në lidhje me njëri-tjetrin.

Tek 1 Korintasve 14:40, Fryma tha nëpërmjet apostullit Pal. “Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.” Kur Moisiu kur po bëhëj gati për të ndërtuar tabërnakullin, Perëndia e këshilloi atë për të bërë çdo gjë sipas rregullit të përcaktuar: “…ashtu si i qe folur Moisiut, kur po gatitej të ndërtonte tabernakullin: “Shiko’’, tha Ai, “t’i bësh të gji-tha sipas modelit që të qe treguar në mal” (Hebrenjve 8:5).

Ka një model; ka një mënyrë; një mënyrë e përshkruar për ti bërë gjërat e Perëndisë; ndiqni ato dhe do të përjetoni hirin dhe bekimet e Tij në jetën tuaj dhe në shërbesën tuaj, ndaj Tij. Të veprosh ndryshe është të ecësh kundër vullnetit të Tij të përsosur, ashtu siq ndodhi me Davidin dhe bijtë e Izraelit, kur ata nuk ndoqën rregullin e përcaktuar për të lëvizur arkën e Perëndisë në qytetin e Davidit. Goditja ishte e rëndë (Lexo 2 Samuelit 6:1-10).

Ndiqni Fjalën e Perëndisë. Zbatoni udhëzimet e tij sipas rendit të caktuar. Mos i thyeni rregullat. Mos bëni rrugët tuaja. Kur udhëzimet u janë dhënë në shtëpinë e Perëndisë, jo vetëm që ju kërkohet të veproni me shpejtësi, por edhe ti bëni ato gjithashtu sipas rregullit hyjnor.

Lutje

At i dashur të falënderoj për aftësinë e Fjalës tënde në frymën time. Unë jam një bërës i Fjalës, jo vetëm një dëgjues. Rezultatet e të jetuarit të Fjalës në mua dhe nëpërmjetë meje shfaqen dukshëm në çdo fushë të jetës sime sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Fjalët e urta 19:20; Jakobi 1:22; 1 Samuelit 15:22
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 9:1-31 & 2 Kronikave 35-36
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 6:11-18 & Isaia 7

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento