Kisha & Besimi

Fjala e Zotit jeta Hyjnore

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.

1 Pjetrit 1:23

Bibla deklaron se Jezu Krishti u lind nga një virgjëreshë. Kjo është e rëndësishme për shkak se jeta e një qenie njerëzore vjen nga burri dhe jo nga gruaja. Por, trupi i një qenie njerëzore vjen nga gruaja. Pra është diçka e jashtëzakonshme që Jezusi të lindte nga një virgjëreshë. Nga kush erdhi jeta e tij? Ajo erdhi nga Fjala.

Engjëlli solli fjalë nga Perëndia të Virgjëresha Mari (Luka 1:35). Maria besoi dhe e mori Fjalën (farën e Perëndisë), dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të për të ngjizur fëmijën pa pjesmarrjen e farës së burrit. Fjala që Perëndia i foli asaj formoi farën në të. Fjala e Perëndisë është fara e Perëndisë (Luka 8:11); ajo është fara e jetës hyjnore, ashtu si jeta e një pemë portokalli e cila është në farën e vogël të atij portokalli.

Kur merrni Fjalën e Perëndisë, ju merrni jetë në çfarëdo gjë që ajo flet; çdo gjë që jeni duke dëgjuar nga Perëndia është farë për të prodhuar në ju, ose për ju, atë për cfarë flet. Për shembull, kur predikoni dhe mësoni për shërimin hyjnor, dëgjuesi e merr farën e shërimit dhe prodhon shërim dhe shëndet. Po kështu, kur mësoni Fjalën e Perëndisë në temën e financave; ajo prodhon faraën e bekimeve financiare dhe mrekullinë! Kjo është fuqia e Fjalës së Perëndisë!

Krishterimi nuk është fe! Jezu Krishti ishte Fjala e Perëndisë qe u bë mish (Gjoni 1:14). Ne gjithashtu u rilindem nga e njëjta farë (Fjala). Kjo është ajo që lexojmë në vargun tonë hyrës. Ju e keni jetën e njëjtë si vetë Perëndia, sepse keni lindur nga fara që nuk prishet, Fjala-e Perëndisë (1 Pjetrit 1:23).

Ju nuk keni lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por nga Perëndia (Gjoni 1:13). Kjo është ajo që e bën origjinën tuaj hyjnore. 1 Gjonit 4: 4 thotë: “Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj…”, do të thotë së ju vini nga Perëndia; ju jeni një pjesëmarrës të natyrës hyjnore (2 Pjetrit 1: 4).

Pohim

Unë kam lindur nga Fjala dhe Fryma e Zotit, pra, jam i padëmtueshëm nga çdo gjë që lëndon apo kafshon, sepse unë vij nga Perëndia! E kam mundur djallin dhe ushtrinë e errësirës, sepse më i madh është Ai qe banon në mua! Unë kam natyrën e Perëndisë; jam më shumë se fitimtar; jam sipas shëmbëllimit të Perëndisë, dhe jetoj ngadhnjimtar çdo ditë, me anë të Jezu Krishtit.

Studim Vijues

  • Luka 1:35; Gjoni 1:14
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 9:32-43 & Ezdras 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 7:1-8 & Isaia 8

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento