Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim. Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.”
1 Korintasve 11:25-26
Apostulli Pal, më anë të Frymës, kapi kuptimin e fjalëve të Jezusit, natën që po tradhëtohej. Vini re së çfarë thotë shkrimi në vargun hyrës 26: “Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.” Fjala e nënvizuar është nga greqishtja “kataggellō,” që do të thotë të proklamosh, deklarosh, dhe ta bësh të njohur; të dëshmosh! Sa herë që e merrni Darkën e Shenjtë, ju shpallni, proklamoni, deklaroni, dhe e bëni të njohur vdeken e Zotit. Cila është dobia e kësaj?
Së pari është domethënia e gjakut të Tij që Ai ka derdhur për ne, gjë për të cilen ne do të flasim përgjithmonë. Ky është gjaku që ju shfajëson, pastron, dhe flet për ju, kur diçka shkon keq. 1 Gjonit 2:2 thotë: “Dhe Ai është shlyesi për mëkatet tona;. Dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës” Gjaku i tij ishte hyjnor; ky është gjaku që na pajtoi me Perëndinë dhe më anë të cilit kemi marrë jetën e përjetshme. Me anë të gjaku të Tij, ne jemi justifikuar dhe shpëtuar nga zemërimi (Romakëve 5:9). Qoftë i bekuar Perëndia!
Kur ne flasim për gjakun e tij, jemi në fakt duke iu referuar vdekjes së Tij. Ai bëri një testament të Ri, Beslidhjen e Re. Dhe një testament është i pa efektshëm derisa trashëgimlënësi të vdes. Pra, ne shpallim vdekjen e tij, sepse e dimë se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, që ne të rrojmë. Vdekja e tij është dëshmia e një testamenti që është ratifikuar, me të anë cilit ne kemi marrë të gjitha bekimet abrahamike.
Qëndroni të fortë në besimin tuaj në gjakun e Jezusit. Nëpërmjet Tij, jo vetëm që kemi marrë faljen e mëkateve, ne kemi marrë edhe justifikimin nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurish. Shpëtimi i njeriut është dhënë në bazë të gjakut të tij të derdhur. Besimi ynë në ringjalljen e Tij është një besim absolut dhe deklarimi i vdekjes së Tij, sepse po të mos kishte vdekje, nuk do të kishte pasur ringjallje.
Lutje
Atë i dashur, të jam përherë mirënjohës për gjakun e Jezu Krishtit që u derdh për mua, dhe përmes të cilit unë jam pajtuar më ty dhe tani kam jetën e përjetshme. Ky gjak më ka shfajësuar, pastruar nga çdo padrejtësi, dhe flet gjëra të lavdishme për mua. Çdo herë që unë të marrë Darkën e Shenjtë, unë proklamoi, deklaroj, dhe shpalli vdekjen e Zotit, i cili ka me çuar në jetën hyjnore të fitoreve të pafund ne Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Mateu 26:26-28; 1 Korintasve 10:16
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 17:1-15 Jobi
3-5 - Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 6:31-38 Ligji i Përtëri 32
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org