Kisha & Besimi

Drejtësia jonë është nga Ai

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe cdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit dhe drejtësia e tyre vjen nga unë, thotë Zoti.

Isaia 54:17

Drejtësia juaj vjen nga Zoti. Kësaj iu referua Pali kur tha tek Filipianëve 3:9: ”Dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia me anë të besimit.” Kështu, nëse për shembull, ti qëndron kundra djallit dhe ai thotë,”Unë të njoh ty; ti nuk je i drejtë; nuk mund të më nxjerrësh jashtë”; gjithcka që kë nevoje ti thuash atij është, ”hesht satana! Unë jam drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus! Dil jashtë në Emrin e Jezusit!”

Gjithsesi, nësë ti nuk e njeh këtë të vërtetë, djalli mund të të mashtrojë, dhe madje të shkojë aq larg sa të të kërcënojë, sepse nuk e di çfarë ke. Njih kush ti je dhe çfarë ke. Ti je drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus. Pali tha, “Unë nuk dua të gjendem në drejtësinë time, drejtësia ime nuk vlen; unë dua drejtësinë e Tij.” Këtë lexojmë tek Filipianëve 3:9.

Është drejtësia e Tij ajo që ka rendësi; dhe ju e këni atë. Lavdi Perëndisë! Drejtësia jonë njerëzore, që bazohet në përsosmërinë tonë njerëzore, është si një rrobë e ndotur: “Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur” (Isaia 64:6). E shikoni këtë? Ju nuk keni nevojë për drejtësinë tuaj; përqafoni drejtësinë e Tij. Oh! Faleminderit Perëndisë për drejtësinë e Tij. Ai e pagoi çmimin: “Në fakt në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës së drejtësisë do të mbretërojnë në jetë më anë të atij njërit, që është Jezu Krishti” (Romakeve 5:17).

Drejtësia nuk është diçka për të cilën ju punoni për të; është një dhuratë nga Perëndia. Duke u rilindur, jeni drejtësuar falas në Krishtin Jezus (Romakeve 3:24); keni marrë drejtësinë e Perëndisë. Lavdi Emrit të Tij përjetë!

Lutje

Atë i dashur, besimi im është në sakrificën e Jezus Krishtit për mua, përmes së cilës unë jam bërë i drejtë. Tani, unë mund të qëndroj me guxim përpara teje, në dashuri dhe bashkësi, pa faj, pa denim, pa inferioritet! Përmes hirit, dhe nëpërmjet dhuratës së drejtësisë që unë kam marrë, unë sundoj mbi djallin dhe mbi situatat, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Titi 3:5; Efesianëve 2:5
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 17:16-34 Jobi 6-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 6:39-49 Ligji i Përtëri 33

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento