Kisha & Besimi

Lutja është Rruga

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Atë ditë ju nuk do të më bëni më asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë.

Gjoni 16:23

Disa nuk e kuptojnë përse po luten dhe duket sikur nuk ka përgjigje. Ata janë mesuar të luten kështu pa përgjigje sa qe tani e kanë humbur sigurin për t’u lutur. Ju mund të luteni një jetë të tërë, duke mos u lutur në mënyrë të drejtë, por kjo nuk është ajo që Perëndia dëshiron për ju. Ju duhet ti keni rezultatet e lutjes çdo herë. Ai na kërkoi të lutemi, sepse dëshiron t’u përgjigjet lutjeve tona, por ne duhet të lutemi në mënyrë korrekte.

Në Dhiatën e Re, ne lutemi në Emrin e Jezusit. Nuk i kërkojmë Jezusit për ndonjë gjë; nuk i lutemi Atij. Mund ti tregoni Atij se sa shumë e doni, dhe e falënderoni Atin në Emrin e Tij, por ne nuk i lutemi Jezusit në Emrin e Jezusit; sepse do të jetë e gabuar. Kur lutemi, qëndrojmë në pozicionin e Mjeshtrit; marrim vendin e Tij, kështu që ne nuk mund t’i lutemi Jezusit në emrin e Jezusit, apo gjersa qëndrojmë në vend të Tij; kjo nuk do të këtë ndonjë kuptim frymor.

Për më tepër, në Dhiatën e Re, ne lutemi me lutjen e të drejtit; lutemi duke e ditur se kush jemi në Krishtin-drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus. Jakobi 5:16 (AMP) thotë: “lutja e zjarrtë (me gjithë zemër, vazhdimisht) e të drejtit siguron fuqi të madhe[dinamike vë në veprim].” Pra, ju shihni, lutja në Dhiatën e Re nuk është një monolog fetar; është mëkanizem për të shkaktuar ndryshime.

Ne nuk jemi aspak të pafuqishëm ose të mbështetur për muri kur përballemi me sfida. Mund të vëmë shumë fuqi në dispozicion në lutje- fuqi për ndryshime! Mund të jemi mjaft të sigurt për të kryer ndryshime të caktuara në mbretërinë frymore nëpërmjet lutjes, për dobinë tonë. Kjo është arsyeja pse Jezusi tha: “duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur.” Kjo do të thotë, lutuni vazhdimisht, dhe mos u dorëzoni, sepse kur luteni, vëni në dispozicion fuqi, për vepra drejtësie.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për privilegjin dhe mundësinë e lutjes. Të falenderoj për pushtetin autoritativ për të vepruar në Emrin e Jezusit, dhe përjetoj rezultate të jashtëzakonshme çdo ditë. Unë jetoj ngadhnjimtar sot nga fuqia e Fjalës tënde, dhe me aftësinë e Frymës, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 16:24; Mateu 17:20; Marku 9:23
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 12:1-21 Predikuesi 3-5
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:44-53 2 Samuelit 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento