Kisha & Besimi

Jeta fitimtare

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.

Romakëve 8:28

Të qenurit të rilindur, ju keni lindur në një mbretëri frymore. Kjo mbretëri frymore është më e madhe se bota fizike; ajo në fakt e sundon botën fizike. Për shembull, në qoftë se ju jeni duke i kërkuar Perëndisë për një punë ose një fëmijë, apo ngritje etj, Ai do të bëjë atë të gatshme për ju në sferërn frymore. Nëse ju mund ta kapni dhe mbani atë në sferën frymore, asgjë nuk mund ta ndalojë atë në të shfaqurit në sferën fizike. Megjithatë, shumë nuk dinë si ti bëjnë gjërat në sferën frymore.

Bibla na thotë ne të ecin në frymë (Galatasve 5:16). Si ecni në frymë? Ajo është duke ecur në Fjalën. Jezusi tha tek Gjoni 6:63, “…fjalët që po ju them, janë frymë dhe jetë.” Kështu, të jetuarit e jetës fitimtare është të jetuarit në Fjalën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të keni kriza, apo së nuk do të përballeni me ndonjë vështirësi në jetë; por, kur ato vijnë, ato do të jenë “ushqim” për ju: ju do të ecni tutje në lavdi. Haleluja! Kur ju e kuptoni këtë dhe funksiononi në pajtim me Fjalën, jeta fitimtare për ju nuk do të jetë një mister, por një përvojë e për-ditshme.

Ka shumë më tepër për të jetuar se çfarë sytë tuaj fizik mund të shohin. 1 Korintasve 2:12 thotë; “Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.” Gjersa ju i jepni vëmendje Fjalës së Perëndisë, Fryma e Shenjtë zbulon për frymën tuaj realitetet e jetës fitimtare në Krishtin. Kjo është dëshira e Perëndisë për ju. Ai tha nëpërmjet Apostullit Pal: “Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt” (3 Gjonit 1:2). Të jetosh fitimtar çdo ditë është thjeshtë duke i thënë “Po” Fjalës së Perëndisë, dhe duke vepruar në pajtim me të.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për jetën time fitimtare në Krishtin. Unë e dëshmoi plotësisht atë që Krishti ka bërë për mua, duke jetuar fitimtar çdo ditë, në Emrin e Tij, dhe për lavdinë tënde. Kurrë nuk mund të jem në disavantazh, sepse jetoj në Fjalën e Perëndisë, e cila prodhon në mua dhe për mua rezultatet e asaj që thotë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Gjoni 4:4; Psalmet 16:5-6 TLB; 2 Pjetri 1:2-4
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 13:1-14 Predikuesi 6-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:54-62 2 Samuelit 2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento