Kisha & Besimi

Jini në Krishtin

Publikuar nga Korab Zhuja

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

2 Korintasve 5:17

Shkrimi i mësipërm është shpallja dhe zbulesa e Perëndisë për njeriun e ri nëpërmjet Apostullit Pal. Le të analizojmë vargun me kujdes. Së pari, ai thotë “nëse dikush është në Krishtin…,” që do të thotë “kushdo”, pa marrë parasysh se kush janë ata, që janë në Krishtin, ai është një krijesë e re. sfera e njeriut të ri është Krishti. Vini re se nuk thotë, “Ai do të jetë një krijesë e re,” ose “Ai do të behet një krijesë e re”; por thotë se, “…ai është një krijesë e re…” Ky nuk është një premtim; ky është një përcaktim i vërtetë.

Fjala “është”, është një “tani” folje, që na tregon kohën-e tanishme ose realitetin. Nëse ju jeni në Krishtin, ju jeni një krijesë e re TANI. Nuk jeni një krijese e ribërë, e restauruar, apo e rinovuar; keni lindur përsëri, pa një të kaluar! Jeni pagëzuar në trupin e Krishtit, me anë të Frymës së Shenjtë (1 Korintasve 12:13). Nuk bënë ndonjë ndryshim nëse ju ndjeheni kështu apo jo. Kjo është pamja e Perëndisë për ju; ky është deklarimi i Tij në lidhje me ju: ju jeni një krijesë e re në Krishtin.

Fryma juaj njerëzore, nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin, është rikrijuar, dhe ju tani jeni drejtësia e Perëndisë në Të.

Si rezultat i kësaj, ju tani mund të qëndroni më guxim në praninë e Perëndisë pa faj, inferioritet apo dënim, sepse ju keni të njëjtën jetë dhe natyrë me Të; keni lindur nga Fryma e Tij (Gjoni 3: 6). 1 Gjonit 4:17 thotë, “…sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë”; ju nuk do të jeni si Ai, ju tashmë jeni si Ai, dhe ju jeni në të, dhe Ai është në ju. Keshtu, ju jeni një krijesë hyjnore. Qoftë i bekuar Perëndia!

Pohim

Unë jam një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar, dhe të gjitha gjërat janë të reja në mua! Unë jam një trashëgimtar i Perëndisë, dhe të bashkë-trashëgimtar me Krishtin. Jam shfajësuar falas dhe bujarisht që të kem të drejtën të qendroj më Perëndinë, me anë të hirit Tij i cili më është dhuruar në Krishtin Jezus. Lavdi Perëndisë përgjithmonë!

Studim Vijues

  • Romaket 6:4; Galatasve 3:27-29; Romaket 8:1
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 3:7-4:1-18 Fjalët e urta 16-17
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 21:1-9 1 Samuelit 24

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento