Edukimi & Arsimimi

Njihe Fjalën për veten tënde

Publikuar nga Korab Zhuja

Studjo dhe ji i etur duke bërë më të mirën tënde për të paraqitur veten tek Perëndia të miratuar (të deshmuar nga provat), një punëtor që nuk ka përse turpërohet, duke analizuar në mënyrë korrekte dhe duke e thënë drejtë Fjalën e së Vërtetës [duke trajtuar drejtë dhe mësuar më shkathtësi.

2 Timoteut 2:15

Në mënyrë që të jetoni një jetë të gëzueshme, dhe të jetë shprehje e plotë e vullnetit, drejtësisë, dhe lavdisë së Perëndisë, ju duhet ta njihni Fjalën për veten tuaj dhe të jetoni nga ajo. Ata që nuk e dinë Fjalën e Perëndisë vështirë se mund të përmbushin dëshirën dhe planet e Perendisë për jetën e tyre. Ju jeni të ngjizur nga Fjala e Perëndisë (1 Pjetrit 1:23), dhe pranoni të jetoni nga Fjala, përndryshe nuk do të jeni “ju” personat që ka Perëndia ka ëndërruar, as të përmbushë qellimin e Tij për ju. Kjo është arsyeja pse ne mësojmë Fjalën dhe inkurajojmë fëmijët e Perëndisë të jenë studentë të Fjalës. Ju duhet të njihni fjalën për veten tuaj.

Jezusi tha tek Gjoni 5:39, “Ju hetoni Shkrimet…”; Pali tha tek 2 Timoteu 2:15, ‘’Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.“ Fjala e Perëndisë është mendja e shprehur e Perëndisë; Vullneti i Tij shkruar dhe i shprehur për ne. Çfarë avantazhi i jashtëzakonshëm, që ju të mund të studioni Fjalën për veten tuaj, ta kuptoni atë, dhe të jetoni në pajtim me Fjalën! Ky është një bekim i madh!

Masa e jetës tuaj të lavdishme dhe fitimtare do të jetë në shkallën e njohurisë suaj qe keni për Fjalën e Perëndisë, dhe sa prej saj e vëni në praktikë. Kjo nuk ka të bëjë me atë se për sa kohë keni qenë besimtar; kjo ka të bëjë me atë se sa mirë ju e njihni dhe e aplikoni Fjalën. Falë Zotit ne kemi avantazhin e pakrahsueshëm e të banuarit në praninë e Frymës Shenjtë, i cili na jep të kuptuarit e Fjalës! Ai është Autori i Shkrimeve, kështu që ndërsa ju studioni, ju mund të vareni nga Ai për t’ju drejtuar, dhe dhënë zbulesa të mistereve dhe sekreteve hyjnore.

Jepini Fjalës vëmendjen dhe kohën tuaj. Studiojni dhe vini zemrën tuaj në të. Nëse ju doni të jetoni një jetë që është përtej të zakonshmes , ajo është nga Fjala, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që më ke treguar rëndësinë e studimit personal të Fjales tënde, një përbërës jetësor në ecjen time të krishterë. Ndërsa studioj dhe meditoj mbi Fjalën tënde sot, unë jam i pozicionuar për të përmbushur dëshirën dhe planin tënd për jetën time, dhe përfitimi im është i dukshëm, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Mark 12:24; Veprat e Ap 17:11
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 2:5-3:1-6 Fjalët e urta 14-15
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 20:39-47 1 Samuelit 23

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento