Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese.
Kolosianëve 1:15
Zoti Jezus është pamja e dukshme, fizike e Perëndisë, vetë shëmbellesa e Perëndisë. Ai tha tek Gjoni 14:9, “…kush me ka parë mua ka parë Atin…” (Gjoni 14:9). Perëndia është i padukshëm; ju nuk mund ta shihni atë me sytë tuaj optik, kështu që Jezusi erdhi shfaqja e jashtme e Perëndisë së padukshëm. Kolosianëve 2:9 thotë, “Sepse në të (Jezu Krishtin) banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.”
Jezusi përfaqësoi Perëndinë në të gjithë botën, kur Ai eci mbi tokë. Çfarëdo që njeriu kërkoi nga Perëndia ishte e mishëruar në Të. Kur ju keni shikuar Jezusin, keni parë Perëndinë. Kolosianëve 1:16-17 na tregon se “…në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.“ Jezusi i mban të gjitha gjërat së bashku me Fjalën e fuqisë së tij.
Perëndia e caktoi Jezusin të jetë trashëgimtar i të gjitha gjërave, duke përfshirë edhe fronin e tij. Në qiell, ka një fron të madh të bardhë, dhe Jezusi është ulur në atë fron. Ku është Ati? Ai është në Jezusin! Bibla thotë Atit i pëlqeu, që në të (Jezusin) të banojë e gjithë plotësia (Kolosianëve 1:19).
Kjo na jep një kuptim të asaj që Jezusi tha tek Gjoni 10:30; Ai tha: “Unë dhe Ati jemi një.” Kur ai i tha këto, Judenjtë donin ta vrisnin me gurë deri në vdekje, për shkak se ata i thanë se ti po barazon veten me Perëndinë: “ Judenjtë u përgjigjën duke thënë: “Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi” (Gjoni 10:33).
Ata e kuptuan saktësisht se çfarë do të thoshte Jezusi kur tha: “Unë dhe Ati jemi një”, por ata i konsideronin Fjalët e tij blasfemuese, sepse ata nuk e njihnin Atë. Jezusi është një me Atin; Ai është mishërimi i plotë i Hyjnisë. Ai është shprehje e lavdisë së Perëndisë, i kurorëzuar me gjithë shkëlqimin dhe madhështinë. Kur shikoni Jezusin, nuk ju duhet të kërkoni për Atin dhe Frymën e Shenjtë. Jezusi është imazhi i përsosur dhe mishërimit të Hyjnisë.
Pohim
Unë jam mishërimi i Krishtit, shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së Tij, për shkak se siq Jezusi është, kështu që jam; Unë jam një me Të! Në Të jetojmë, lëvizim dhe jemi. Manifestoj drejtësinë e tij, virtytet dhe përsosuritë. Aleluja!
Studim Vijues
- Gjoni 10:30-36; Gjoni 14:6-10
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 2:22-47 2 Kronikave 8-11
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 2:22-47 2 Kronikave 8-11
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org