Sepse buzët e priftit duhet të ruajnë diturinë dhe nga goja e tij secili duhet të kërkojë ligjin, sepse ai është lajmëtari i Zotit të ushtrive.
Malaia 2:7)
Në Krishtin, ne jemi bërë mbretër dhe priftër për Perëndinë (Zbulesa 1: 6). Kështu, ne kemi një shërbesë në Krishtin si Mbretër-e priftërinj të Perëndisë. Gjuha e priftit duhet të ruaj diturinë. Kjo do të thotë buzët tuaja duhet të rrjedhin me njohurinë e Zotit, për të mësuar tjerët në rrugët dhe jetën e Perëndisë. Përkthimi në Living Bible e thotë pjesën e fundit të vargut hyrës në këtë mënyrë: “Priftërinjtë janë lajmtarët e Zotit të ushtrive, dhe njerëzit duhet të vijnë tek ata për udhëzime.”
1 Pjetrit 4:11 thotë, “Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpa-llë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.“ Në qoftë se dikush dëshiron të dijë diçka për Perëndinë, ata duhet të vijnë tek ju. Duhet të gjejnë Fjalën e Perëndisë dhe diturinë e Zotit në gojën tuaj. Ju duhet të jeni kujdestar të dijes hyjnore dhe lajmërues të mbretërisë.
Bibla thotë se Perëndia përhap aromën e mirë dhe të këndshme të njohurisë së Tij nëpërmjet nesh, kudo: “Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet” (2 Korintasve 2:14). Kjo është shërbesa jonë, thirrja dhe përgjegjësia për ta bërë Fjalën të njohur tek bota. Kështu, shkoni dhe ua mësoni Fjalën.
Jezusi na dërgoi tek e gjithë bota, për të bërë nxënës ndër kombe, për tu mësuar atyre gjithçka rreth jetës-së Perëndisë (Mateu 28:18-20). Shkoni në qendra tregtare, dyqane, sheshe, lagjet tuaja, agjesione, vende pune; kudo, dhe mësoni njerëzit si të jetojnë për Perëndinë.
Lutje
I Dashur At, të falënderoj që më ke bërë bartës të mesazhit tënd hyjnor; një shërbestar të pajtimit. Unë e dergoj mesazhin e shpëtimit të Krishtit në botën time, duke bërë të njohur të fshehtat e mbretërisë sate të lavdishme, duke prekur jetërat, dhe sjell të shtypurit jashtë nga robëria dhe errësira në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Mateu 28:18-20; Gjoni 20:21; 2 Korintasve 5:19
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 2:1-21 2 Kronikave 5-7
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 1:12-24 Predikuesi 11-12
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org