Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
Romakëve 5:8
Zoti Jezus erdhi të na tregoi se si është Perëndia. Ai zbuloi Veten ndaj nesh duke na e bërë të ditur se sa shumë na do Perëndia, dhe sa i gatshëm dhe i interesuar është për suksesin tonë madje me tepër se sa do mund të jemi ndonjëherë vet. Ai dëshiron të mirën tonë më shumë se sa do ta dëshironim ndonjëherë. Mendja e njeriut, megjithatë, nuk mund ta kuptoj këtë. Dikush mund të pyes “Si mund të më dojë Perëndia?”, por Jezusi e dëshmoi këtë.
Jezusi ishte ndryshe nga të gjitha patriarkët dhe profetët; Ai ishte ndryshe nga Abrahami, Jakobi, Isaku, Moisiu, Jozueu etj Profetët predikuan dhe profetizuan gjykime. “Në qoftë se mëkatoni, të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë” (Numrat 32:23). Ezekieli profetizoi: “Shpirti që mëkaton ka për të vdekur…” (Ezekieli 18: 4). Moisiu i urdhëroi bijtë e Izraelit sipas ligjit, që të vrisnin me gur ata qe kishin kryer mëkate të caktuara.
Por, kur erdhi Jezusi, Ai solli hirin dhe të vërtetën: “Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit” (Gjoni 1:17). Bibla thotë se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut (Veprat e Apostujve 13:39). Është një ditë e re! Lavdi Perëndisë! Jezusi e shfaqi dashurinë e Atit.
Ati na ka dashur gjithmonë. Jeremia 31:3 thotë: “ Shumë kohë më parë Zoti m’u shfaq duke thënë “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi” Për të dëshmuar dashurinë e Tij të madhe për ne, Ai dërgoi Jezusin: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16). Ati nuk mund të bëjë më tepër se sa ka bërë tashme, kur Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin. Kjo është e gjitha që ishte e nevojshme të bënte për të treguar dashurinë e Tij për ne, dhe Ai e bëri. Ai tashmë e ka dëshmuar dashurinë e Tij; nuk ka për ta dëshmuar atë përsëri.
Shijoni dashurinë e Perëndisë sot, duke e ditur se Ai e bëri më të mirën e Tij që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, duke e dëshmuar dashurinë e Tij për ju. Ju jeni me të vërtetë të vlefshëm për të.
Lutje
Zot Jezus, të falënderoj që ke paguar çmimin të cilin unë kurr nuk do mund të paguaja, duke dëftuar dashurinë e pakushtëzuar të Atit, mëshirën dhe mirësinë e pafund ndaj meje. Tani unë jetoj me gëzim në drejtësi, i lirë për të shërbyer, pa faj, përqmim apo dënim. Unë eci më ketë vetëdijesim. Aleluja!
Studim vijues
- Efesianve 3:17-19; 1 Gjoni 4:8-10
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 4:32-5:1-11 & 2 Kronikave 20-22
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 3:11-18 & Songs Of Solomon 7-8
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org