Kisha & Besimi

Predikoni ungjillin tani!

Publikuar nga Korab Zhuja

Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.

2 Timoteut 4:2

Në vargun hyrës Apostulli Pal e ngarkon me detyrë Timoteun duke iu drejtuar: “Prediko Fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë….“ Kjo është detyra e Perëndisë për ju sot; predikoni Fjalën, në kohë dhe pa kohë. Ka kombe sot ku nuk mund të predikohej Ungjilli në mënyrë të hapur, por disa vite më parë ato ishin të hapura. Predikoni Fjalën përpara dyerve të disa vende të cilat janë të mbyllura tani; disa qytete do të jenë të mbyllura shumë shpejt, dhe nuk do të jeni në gjendje për të predikuar Ungjillin atje, ashtu si keni mundesi tani.

Ka shumë mënyra se si një komb ose qytet mund të mbyllet. Për shembull, ka vende ose qytete të një shteti ku nuk mund të organizoni takime të hapura Ungjillizimi për shkak të ndalesave, kjo do të thotë se qyteti ose vendi është i mbyllur. Edhe kur përpiqeni për të organizuar takime të tilla, agjencionet e sigurisë do t’u thonë, “Se nuk mund të pranojm apo të lejojme për të mbajtur atë.” Një shembull tjetër është kur disa kombe miratojnë ligje kundër konvertimit, në mënyrë që të bëhet e vështirë që një të krishterë të drejtoj dikë tjetër të Krishti. Disa madje ndalojnë konvertimin personal; që do të thotë se askush nuk është i lejuar për tu kthyer nga feja shtetërore në krishterim.

Jezusi tha: “Unë duhet t’i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë“ (Gjoni 9:4). Koha për të predikuar Ungjillin është tani! Nëse Fryma e Perëndisë ju drejton duke ju dhënë një vizion për të organizuar një ungjillizim për fitimin e shpirtrave, bëjëni atë sa më shpejt. Kapni momentin! Nëse prisni, mund të jetë tepër vonë. Jini të palodhshëm në punën tuaj të ungjillizimit.

Mos e merrni për asgjë nëse jeni ende në gjendje për ta shpërndarë Rapsodinë e Realitete në qytetin apo vendin tuaj; bëjeni atë tani, ndërsa keni mundesi. Lutuni për kombet e botës, dhe lëvizni shpejt. Vlerësoni lirinë dhe mundësitë që keni tani për të predikuar Ungjillin.

Lutje

I dashur At, të falënderoj për mundësitë qe kam për të predikuar Fjalën tek ata rreth meje. Unë lëviz me shpejtësi dhe urgjencën e Frymës, i udhëhequr nga urtësia jote për të drejtuar shumë në drejtësi. Pranoj hir në rritje dhe aftësi për të përmbushur shërbimin i pajtimit ndaj atyre në botën time, dhe në rajonet përtej, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Marku 16:15; Gjoni 9:4; 2 Korintasve 5:18
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 4:1-31 & 2 Kronikave 16-19
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 3:1-10 & Songs Of Solomon 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento