Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t’i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën. Kolona e reve nuk tërhiqej kurrë ditën përpara popullit, as kolona e zjarrit natën.
Eksodi 13:21-22
Kur bijtë e Izraelit dolën nga Egjipti, ata bartën atmosferën e tyre me ta, ndërsa po zhvendoseshin në shkretëtirë për dyzet vite. Të nxehtit nuk i dogjë gjatë ditës; as nuk kishte ngricë ftohtje të ashpër gjatë natës. Gjatë natës, ata mbuloheshin më një kolonë zjarri që të mbaheshin ngrohtë, ndërsa gjatë ditës ishte e pranishme një kolonë reje për ti mbajtur larg të nxehtit. Kjo ishte e jashtëzakonshme!
Fryma e Shenjtë e bëri këtë të mundshme për ata, dhe Ai e bën të njëjtën gjë për ne sot. Kur keni lindur përsëri, keni lindur në lavdinë e Perëndisë, në retë frymore të Perëndisë; ju jetoni aty tani. Bibla thotë: “…nëse dikush është në Krishtin…”; ky është vendi; është hapësira e lavdisë! Krishti është një vend dhe gjithashtu një njeri. Në Të (Krishtin), ju keni arritur; jeni në shtëpi! Gëzimi dhe kënaqësia juaj janë përplotë. Kur përballeni me sfida, të tjerët nuk mund t’ju ndihmojnë por ju pyesni veten si ia dola të eci i padëmtuar. Ata befasohen si mund të jeni të lumtur, në paqe, të gëzuar dhe i plotë me falënderim ndaj Zotit në mes të fatkeqësisë. Kjo është për shkak se ju jeni “në Krishtin”; është një mjedis i veçantë, ku gëzimi juaj nuk është i pavarur nga rrethanat. Qoftë i bekuar Perëndia!
Pohim
Unë jam krijes e re në Krishtin Jezus, i lindur nga lart, me jetën dhe natyrën e Atit.Jam shëbëllimi dhe ikona e Krishtit të ringjallur; prandaj e jetoj jetën qiellore këtu në tokë. Unë shfaq dashurinë e tij, mirëdashjën, lavdinë, përsosmëritë dhe hirin kudo, duke e vaditur botën me lavdinë e Tij! Haleluja!
Studim Vijues
- Nehemia 9:12; 1 Korintasve 10:1-4
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 22:22-23:1-11 Jobi 36-39
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 8:40-56 Jozeu 10
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org